PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy, e cila drejtohet nga persona të afërt me ish-Presidentin Donald Trump. Kontrata, e firmosur më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, dhe Carlos Trujillo, ish-këshilltar i Trump dhe themelues i kompanisë, parashikon një pagesë mujore prej 250 mijë dollarësh për dy vite.

Sipas marrëveshjes, kompania do të ndihmojë në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, do të promovojë kauza si lufta kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me interesat SHBA-Shqipëri, si dhe do të angazhohet në çështje strategjike ligjore në emër të PD-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Garantuesi financiar i kontratës është Nuredin Seci, shqiptaro-amerikan nga Tropoja që jeton në New York.

Continental Strategy është themeluar në vitin 2021 nga Carlos Trujillo pas largimit të Trump nga presidenca dhe përfshin në radhët e saj individë të rëndësishëm të lidhur me fushatat republikane, si Alex Garcia dhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles – ish-shefe e fushatës së Trump.

Lëvizja e PD-së shihet si një përpjekje për të forcuar lidhjet me administratën e ardhshme republikane dhe për të ndikuar në çështje të ndjeshme për partinë, përfshirë edhe statusin “non grata” të liderit historik, Sali Berisha. Ndër veprimet e para të firmës ishte një komunikim me shefin e stafit të senatorit Marco Rubio, një figurë kyçe në politikën e jashtme amerikane. /E.T

Të fundit

Kandidati i listës së Berishës në Kavajë tërhiqet nga gara: Nuk ishte vendim i lehtë

Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu, ka marrë vendimin për të tërhequr fushatën e tij aktive dhe...

Interi pëson humbjen e tretë në 7 ditë, zikaltrit në krizë para Barcelonës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolonjën, dhe të tretën brenda javës, po të përfshijmë edhe derbin...

Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte ‘non gratën’, por u dashkan 6 mln euro

Kryesocialisti Edi Rama po vijon ditën e sotme nga Vlora takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale të 11 Majit. Rama është duke zhvilluar...

Napoli merr “timonin” e Serie A, Interi pëson disfatë në shtëpi ndaj Romës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolognan. Zikaltërit e Inzagit janë mposhtur në shtëpi nga Roma me shifrat...

Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në të 88-ën. Ekipi i drejtuar nga...

Lajme të tjera

Web TV