SPAK sekuestron 1152 telefona në 4 vite/ Çfarë zbulojnë kutitë e zeza të krimit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Telefonat personal, në 4 vite të punës së SPAK, u kthyen burimi kryesor i hetuesve në zbërthimin e mekanizmit të korrupsionit të zyrtarëve.

Dosje të rëndësishme, duke nisur nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të dosja e njohur për publikun si 5D, apo edhe ajo ndaj ish-presidentit Ilir Meta, do të kishin qenë të vështira për t’u finalizuar me masa sigurimi, pa të dhënat e përftuara nga pajisjet telefonike. Nga 2021, sektori i ekspertizës së SPAK, analizoi 1152 telefona celularë të sekuestruar për efekt të hetimeve”.

Të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se numri i sekuestrimeve ka ardhur në rritje që nga nisja e punës së sektorit të ekspertizës në SPAK deri në 2024, vit kur janë analizuar 344 pajisje telefonike.

Kompjuterat, DVR apo edhe USB-të janë në numër më të vogël në mesin e pajisjeve elektronike që janë analizuar nga ky sektor me qëllim sigurimin e provave për hetimet.

Më konkretisht në 4 vite janë sekuestruar 185 pajisje kompjuterike dhe 78 DVR dhe USB.

Kryesisht me sekuestrimin e pajisjeve telefonike është vepruar në raste të hetimeve të çështjeve të korrupsionit, ku vendimet e gjykatës së Posaçme janë ekzekutuar direkt nga hetuesit e BKH-së.

Objekt i sekuestrimit të telefonave, janë bërë zyrtarë, punonjës të kompanive private apo sipërmarrës.

Gjatë 2024, ekspertët e këtij sektori kanë kryer edhe 15 akt ekspertime për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policinë e Shtetit./e.t

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV