U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani.

Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.

Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.

Pezullimi

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill.

Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

“Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.

Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.

“Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës./E.S

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV