Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për rikthimin e fluturimeve civile në këtë zonë historike.

Ulja e avionëve të vegjël, të ardhur nga Italia, ka ngjallur interes të veçantë, ndërkohë që infrastruktura dhe kushtet teknike për fluturimet e këtij lloji janë ende në fazë testimi.

Ngjarja përfaqëson gjithashtu fluturimin e dytë direkt nga një vend i rajonit, duke përforcuar shpresat për një të ardhme më të mirë të turizmit ajror në jug të Shqipërisë. Pilotët dhe pasagjerët shprehën entuziazëm për përvojën e fluturimit dhe mikpritjen në Gjirokastër.

“Udhëtimi ishte shumë i bukur. Është hera e dytë që vij këtu dhe kishim një kohë të shkëlqyer për fluturim. Përshkuam luginat mbi Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër, dhe zbritja ishte shumë komode,” u shpreh një nga pilotët, duke shtuar se zona ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit ajror.

Një tjetër vizitor tha: “Kjo është hera e dytë që kemi qenë këtu, hera e parë ishte në tetor dhe na u rezervua një pritje e mrekullueshme. Do të rikthehemi me miq, sepse na pëlqen shumë ky vend – qyteti, kështjella dhe ushqimi janë fantastikë.”

Një grup miqsh gjithashtu vizitorë italianë, që zbarkonin për herë të parë në Gjirokastër me një avion të vogël, thanë: “Shkoi shumë mirë. Me atë që pamë nga ajri, duket se ka shumë për të zbuluar. Do të qëndrojmë tre ditë dhe nisemi të martën pasdite.”

Aerodromi historik i Gjirokastrës daton që prej vitit 1924. Në vitet ’30-’40, ai funksionoi si një aeroport me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aty u stacionuan rreth 30 avionë civilë dhe bombardues.

Lexo edhe :  Rama batuta me demokratin: "Ti thua që e solli koha, por varet kush e menaxhon kohën"

Gjatë asaj periudhe, linjat më të rëndësishme që e lidhën Gjirokastrën me pjesë të tjera të Shqipërisë dhe Italisë ishin: Tiranë–Vlorë–Gjirokastër, Tiranë–Korçë–Gjirokastër dhe Gjirokastër–Brindisi. Rikthimi i fluturimeve civile është parë si një hap i rëndësishëm drejt rigjallërimit të turizmit në jug të vendit, dhe përfshirjes së Gjirokastrës në rrjetin rajonal të turizmit ajror. m.p.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV