Mesila Doda sqaron postimin pas kritikave/ Më shtrembëruan fjalët! Nënkuptova që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Tiranës, Mesila Doda i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

Përmes një postimi në Facebook ajo falënderoi stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.

Megjithatë deklarata e saj ka nisur një sërë reagimesh në rrjetet sociale, duke e “detyruar” kandidaten që të sqarojë deklaratën e saj.

Në një postim të ditës së sotme, zonja Doda u shpreh se nuk i heq asnjë presje asaj që tha për përkushtimin e mjekëve, por se kjo nuk do të thotë që sistemi shëndetësor është perfekt.

 

 

“Mendoj qe me mjeket qe kemi dhe me një menaxhim shëndetësor qe përjashton nga vetja abuzimet e vjedhjet niveli i shërbimit do jete ai qe duam e kërkojmë te gjithë.
Thënë me një fjale
Puna e mjekëve tanë është e përkushtuar e superprofesionale, i mbetet politikes drejtuese te ngrihet ne te njëjtin nivel”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:
Duke ju falenderuar te gjitheve per urimet tuaja per sherim te shpejte dhe duke pare nje interes te pazakonte e interpretim shpesh te shtremberuar te fjaleve te mia nga disa media, me duhet te bej disa sqarime.
Une pata nje nderhyrje relativisht te lehte qe eshte heqja e temthit dhe po…nuk i heq asnje germe falenderimit tim per punen e perkushtuar te mjekeve qe me kuruan.
Kjo ne asnje rast nuk mbulon e as e ka kete qellim qe te tregoje qe sistemi yne shendetsor eshte perfekt e qe ky sherbim eshte kudo ne sistemin tone spitalor.
Perkundrazi, mendoj qe me mjeket qe kemi dhe me nje menaxhim shendetesor qe perjashton nga vetja abuzimet e vjedhjet niveli i sherbimit do jete ai qe duam e kerkojme te gjithe.
Thene me nje fjale
Puna e mjekve tane eshte e perkushtuar e superprofesionale, i mbetet politikes drejtuese te ngrihet ne te njejtin nivel.
Ju faleminderit!/E.T

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV