Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e kontratës është e barabartë me 12 mijë rroga mesatare, ndërsa për Arlind Qorin paratë e financimeve të tilla kanë burim oligarkët dhe krimin e organizuar.

Partitë e reja opozitare po e ndjekin me dyshim kontratën e lobimit të Partisë Demokratike prej 6 milionë dollarë në SHBA.

Endri Shabani i Nisma Thurrje gjatë fjalës së tij e ilustron opinionin mbi lobimin duke nxjerrë një kavanoz me kokrra orizi, ku bën një ndarje ironike lidhur me rastin.

“Rrogën mesatare të 12 mijë demokratëve e marrin dhe e fusin në thes për një lobim që zoti e di për çfarë.“ -thotë Shabani

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë shton se ky rasti i lobimit në SHBA me 6 mln dollar është skandaloz dhe shtron pyetjen ‘se ku i gjejnë paratë?’

Për Endri Shabanin e Nismës Thurje, shuma e parave që PD do të paguajë mban aromë korrupsioni.

“Nëse ti ke para sa për 120 mijë ndihma ekonomike ose 12 mijë rroga mesatare për tja dhënë një lobisti ti nuk je më në opozitë, ti je në pushtet dhe je i korruptuar”-thotë Endri Shabani

Të njëjtin dyshim ngre për burimin e parave edhe Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë. “Paratë sigurisht i gjejnë te burime të paligjshme te oligarkia ekonomike, te krimi i organizuar, te njerëz që investojnë sot për të marrë përfitime nesër.”

Kontrata e Berishës në SHBA, veç përpjekjes për të hequr njollën e tij si i padëshirueshëm nga Departamenti i Shtetit, për Shabanin e Qorin, është shenjë se ai ka humbur besimin e votuesve brenda vendit.

“Nevojë për legjitimitet të jashtëm. Tregon që kanë humbur besimin e qytetarëve këtu. Ata që e kanë vjedhur dhe poshtëruar shqipërinë për 34 vjet, kanë nevojë për makiazh, kanë nevojë për lobim, kane nevojë që një pjese të parave të vjedhura ta përdorin për retushim të imazhit.-thotë Qori.

Lexo edhe :  PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Ata thonë se është domosdoshmëri që ligjet e vendit të ashpërsohen për të parandaluar financimin me para të dyshimta të partive politike.

“Ne kemi propozuar një projekt ligj që financimi të bëhej vetëm nga buxheti I shtetit”-shprehet Shabani

“Kuadri i sotëm ligjor ka shumë vrima dhe të gjitha këto gjëra ndodhin jo vetëm se shkelin ligjin, por edhe se ka mangësi ligjore. Duhet një kuadër i ri shumë i rreptë”-shprehet Qori

Ndërkohë, nga partitë e tjera opozitare, rivale në këto zgjedhje, ende nuk ka një reagim. m.p.

Të fundit

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Në vendngjarje u gjet ADN-ja, nis gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Një gjyq filloi sot në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën grabitës të armatosur lidhën Kim Kardashian në dhomën e saj...

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara...

Adriatik Lapaj takim në Kamëz: Këto s’janë zgjedhje, por referendum. Ta shembim sistemin!

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin në...

Lajme të tjera

Web TV