“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë në grup zyrtarësh të lartë të Uashingtonit për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi.

Kjo e ka zhytur administratën në skandal, por sipas korrespondentëve të tjerë që gjithashtu morën pjesë në intervistë, Trump edhe këtë herë ishte i etur për të bërë një “pazar” me ta.

“Nëse i pëlqente artikulli që do të shkruanim, atëherë ai mund të fliste përsëri me ne.”, thanë gazetarët e “The Atlantic”.

Gazetarët kishin dëgjuar për javë të tëra, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, se Trump po argëtohej më shumë këtë herë si president i SHBA. Dhe ata nuk e kursyen duke e pyetur drejtëpërdrejtë. Përgjigja ishte befasuese:

“‘Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh atë që bëj. Ju e dini se ajo që bëj është një gjë kaq serioze. Ndershmërisht ju them se herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë – të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Nuk po bëj shaka. Kisha të gjithë këta njerëz të korruptuar nëpër këmbë. Herën e dytë gjërat janë ndryshe, sepse unë po drejtoj vendin dhe botën. Askush nuk mund të më ndalojë.”

Kur e pyetën Trumpin rreth zërave se ai ka ngarkuar Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë nëse mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai fillimisht e mohoi, por jo në mënyrë kategorike, pasi e la të hapur si mundësi dhe më pas bëri ironi.

“Ky do të ishte një shkatërrim i madh për demokracinë apo, apo jo? Epo, ndoshta unë thjesht po përpiqem të shkatërroj normat demokratike për të cilat flitet kaq shumë, por unë kam parë ndër vite se ato janë zvogëluar vazhdimisht dhe askush nuk fliste më parë”

Lexo edhe :  Tronditet Franca, sulm me thikë në shkollë! Humb jetën një nxënës, plagosen tre të tjerë

Ai pranoi se mbështetësit këmbëngulin që të kërkojë një mandat të tretë, por deklaroi se ishte shumë e vështirë.

“‘Le të bëhemi seriozë, rikandidimi nuk është diçka që unë po kërkoj ta bëj dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar”. m.p.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV