Dafina flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë: Burrat kanë nevojë të hapin sytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një postim së fundmi në Threads, Dafina Zeqiri u ndal në një temë që prek shumë gra: mënyra se si gjykohen, veçanërisht gjatë shtatzënisë.

Në mesazhin e saj, këngëtarja foli hapur për zhgënjimin që ndjen ndaj disa burrave që, sidomos në internet, gjykojnë trupin dhe emocionet e grave shtatzëna. Ajo theksoi se shtatzënia është një proces natyral dhe unik për çdo grua, një proces i mbushur me sakrifica fizike dhe emocionale.

“Unë me të vërtetë e përçmoj mënyrën se si disa burra, sidomos online, gjykojnë gratë – veçanërisht gratë shtatzëna – për mënyrën si ndryshojnë trupat dhe emocionet e tyre. Shtatzënia është një proces natyral dhe çdo grua e përjeton ndryshe. Një grua sakrifikon trupin, emocionet dhe jetën e saj për të rritur një qenie tjetër njerëzore – ashtu si personi që gjykon, dikur rritej në barkun e nënës së vet,” shkruan ajo.

Dafina theksoi se është e lumtur që do të rrisë një djalë që do të dijë të respektojë gratë. “Është dhimbshme, por më jep fuqi të di që po sjell në jetë një djalë dhe do ta rris me respekt të thellë për gratë.”

“Do të doja që këta burra të mund ta përjetonin dhimbjen, ndryshimet hormonale dhe gjykimin që përjetojnë gratë, vetëm për të kuptuar më mirë. Disa burra kanë vërtet nevojë të hapin sytë dhe të tregojnë më shumë respekt,” lexohet në postim.

Në fund, Dafina vlerësoi mbështetjen e partnerit të saj, duke treguar se sa e rëndësishme është të kesh një person pranë që ta lehtëson këtë rrugëtim të vështirë. “Shpresoj që gjithnjë e më shumë burra të mësojnë të jenë të tillë,” përfundoi ajo./EÇ

Lexo edhe :  Arrestohet Meriton Mjekiqi, përfundon në pranga dhe vëllai i tij

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV