Doktor hajduti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pata

Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo gjakpirësja e popujve, ajo shushunja që s’nginjet me gjak proletarësh heroikë të pafajshëm, por një matufe, një syleshe, një pisanjose, një ngordhalaqe dhe budallaqe që s’e ka shoqen.

Me të kapur këtë fill logjik, Doktor hajduti tha me vete: Amerikën e zbuloi Kolombi, e pagëzoi Vespuci, e bashkoi Washingtoni, e poetizoi Edgar Allan Poe, e përqeshi Mark Twaini, e pasuroi Henry Fordi, e ndriçoi Tomas Edisoni. Në këto kushte, kur njëri e zbulon, tjetri e tall, i treti e ndriçon, pse të mos e blej Amerikën, un kreshniku i Pluralizmit, un Gjergj Elez Alia i tranzicionit, un Doktor hajduti ?

Dhe j’u fut punës si kau pelës.

Për Doktor hajdutin s’ka rëndësi se ata që Amerikën e zbuluan,  e pagëzuan, e bashkuan, e poetizuan, e tallën, e pasuruan, e ndriçuan, bënë gjithçka me pasion, me ndershmëri, me vetmohim.  Por Doktor hajduti nuk bën dot dallime mes pareve të vjedhura dhe këtyre cilësive. Për Doktor hajdutin rëndësi ka vetëm t’i hiqet Non Grata.

Doktor hajduti e kapi momentin e volitshëm. Ja hodhi 6 milionë dollaro të vjedhura Amerikës si kaubojsat i hedhin kalit të hazdisur litarin rrotull qafës. Pas litarit dhe lakut, Amerika s’ka ku lun. Me këtë rast Doktor hajduti, bashkë me Amerikën, merr edhe botën trumpiane: Kanadanë, Greonlandën, Panamanë, Gjirin e Meksikës.

Step by srep, si thot avokati me emër skllavi, për me e ble krejt Amerikën, Doktor hajduti ka vendos me i ble Amerikës, së pari, shtyllën ku Amerika mbështetet, atë pa të cilin Amerika rrëzohet – raspektin.

Me e ble me pare respektin, sikur shkon, s’është fort e hijshme për një malsor. Të paktën kështu thonë lahutarët e verbër. Po ku pjerdh për respekt dhe lahutarë Doktor hajduti që ka 12 vjet që humb e vetëm humb.

Amerikën që s’e ble dot me asnjë lloj paraje, asnjë lloj dinakërie, Kina dhe Rusia bashkë në emër të Leninit dhe Karl Marksit, po e ble me dollaro të vjedhura Doktor hajduti.

Demokratët, Doktor hajdutin, e duan këtu afër, këtej rrotull, për me kry punët, për me zgjidh problemet e tyre.

Lexo edhe :  HOMAZH NDAJ PAPA FRANÇESKUT

Doktor hajduti ikën mijra kilometra larg për me zgjidh në mënyrë mafioze problemet e veta me miliona dollaro të vjedhura që ua ka xhvatur shqiptarëve këtu rrotull.

Kaosi kap kulmin. Materia çmendet. Akrepat e orës çakërrdisen. Ndroqi largohet. Mallakastra afrohet. Mirdita fundoset. Lezha avullohet. Skraparin e piu dheu.

Duke i lëvizur paret e vjedhura nga Shqipëria fukareshë te Amerika parelleshë, Doktor hajduti e ka përmbysur sofrën, e ka degjeneruar rrugën normale të pareve nga Amerika e pasur drejt Shqipërisë së varfër.

Për me i heq Non Gratën vetes, me pare të vjedhura se pare të pastra Doktor hajduti nuk ka asnjë kacidhe, Doktor hajduti mund kishte blerë Serbin se atë e ka fiksim, por edhe Italianin, Grekun, Turkun. Halli se Doktor hajdutin nuk e ka shpall Non Grata Sërbia, as Greqia, as Turqia, por Amerika.

Doktor hajduti po blen pra respektin e Amerikës ndaj tij me pare të vjedhura. Merre me men si e shet e blen Shqipërinë Doktor hajduti, si mishin e thiut te pazari i Milotit.

Me ble votën e një mjerani në Shqipëri kushton nja 50 dollaro.

Me ble “votën” e Amerikës për me ja heq Doktor hajdutit Non Gratën kushtoka 6 milionë dollaro.

Me 6 milionë dollaro Doktor hajduti mund të blinte 120 mijë zgjedhës nga 50 dollaro. Me gjithato dollaro e devijon ujin nga rrota e mullirit të Zotit e çon te rrota e mullirit të Dreqit, e përmbys rezultatin e votimit. Doktor hajdutit që do vetëm me heq Non Gratën, për hesape të tilla për me fitu zgjedhjet, as i bi në men.

Doktor hajduti e ka bërë politikën shqiptare pazar të gjësë së gjallë, fushatën elektorale tezgë ku shitet mish derri, Partinë Demokratike kazermë mercenarësh me garuzhde në brez, Shqipërinë bordello ku qefi bëhet vetëm me pare të vjedhura.

Edhe pak. Derikur, pas hileve dhe dallavereve për me e ble Amerikën me pare të vjedhura dhe lojra kukamçefti, rraqen politike Doktor hajdutin që as Dreqit nuk i duhet, vota e shqiptarëve do e hedhi ku e ka vendin, në koshin e plehrave.

Të fundit

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse...

Në vendngjarje u gjet ADN-ja, nis gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Një gjyq filloi sot në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën grabitës të armatosur lidhën Kim Kardashian në dhomën e saj...

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara...

Adriatik Lapaj takim në Kamëz: Këto s’janë zgjedhje, por referendum. Ta shembim sistemin!

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin në...

Dafina flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë: Burrat kanë nevojë të hapin sytë

Në një postim së fundmi në Threads, Dafina Zeqiri u ndal në një temë që prek shumë gra: mënyra se si gjykohen, veçanërisht gjatë...

Lajme të tjera

Web TV