E pazakontë në Fier/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin, përfundojnë në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona janë marrë nën akuzë dhe një është arrestuar për krimet e dhunës në familje, kanosjes, drogës dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Policia e Fierit konfirmoi veprimet hetimore të kryera në 24 orët e fundit, teksa më e pazakontë është ngjarja e përleshjes së një 56-vjeçareje me dhëndrin e saj (bashkëjetuesi i vajzës).

Shërbimet e Komisariatit informuan sot (28 prill) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, të cilët janë përleshur mes tyre dhe janë rrahur, duke shkaktuar dëmtime të lehta.

Policia sqaron se 56-vjeçarja është nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit.

“Të dy akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, tha policia vendore, pa dhënë detaje për shkaqet.

Kurse specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin N. M., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe agjentët e Antidrogës nisën procedimi penal për E. A., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin levizte ai, u gjet një sasi hashashi.

Një konflikt u regjistrua edhe në fshatin Ferras, ku dy persona kanë kanosur njëri-tjetrin nëpërmjet thirrjeve telefonike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë konfirmuan se referuan materialet në Prokurori për D. H., 21 vjeç dhe S. K., 26 vjeç./e.t

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV