Efektet e ChatGPT, “fëmijët i shkruajnë esetë njësoj, përtojnë të lexojnë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i ChatGPT ka nisur të vihet re gjithnjë e më shumë nga mësuesit, të cilët shohin një ngjashmëri të madhe mes eseve të nxënësve.

Në shkolla sot nxënësit, nuk pyesin më shokun e bankës apo mësuesin në lidhje me detyrat e tyre, por pyesin Chatgpt, mikun e tyre të ri virtual, i cili është i gatshëm të bëjw çdo ese, detyrë dhe çdo projekt, që është kërkuar. Është një proces i thjeshtë, i shpejtë dhe që nuk kërkon kohë, mjaftosh ta bësh copy-paste dhe detyrat janë gati.

“Mësuesit kanë vënë re se esetë janë njësoj. Pikërisht ky është problem, nuk ka më diferencim mes nxënësve. Deri më sot kemi punuar shumë për të nxitur mendimin kritik, krijimtarinë, aftësinë për të zgjidhur probleme. Por tani, kur u kërkohet të shkruajnë një ese, nuk lodhin më trurin. I kërkojnë ChatGPT-it ta bëjë për ta”, thotë ekspertja e arsimit Irida Sina.

Sina thotë se kjo sjellje po dëmton aftësinë e nxënësve për të menduar, analizuar dhe për të qenë kritikë. Kjo gjë sjell më pas nxënës me një fjalor të varfër.

“Jam shumë skeptike për pasurimin e fjalorit të tyre. Janë dy arsye: së pari, ata ia kërkojnë ChatGPT-it esenë; së dyti, e kopjojnë pa e lexuar fare. Nuk marrin mundimin të kuptojnë çfarë ka shkruar programi. Këtu fillon problemi i vërtetë”, shprehet ekspertja.

Nëse ChatGPT përdoret pa kritere, pa analizë dhe pa udhëzime të qarta, rrezikohet që fëmijët të humbasin aftësinë për të menduar vetë, duke u kthyer në vartës të teknologjisë.

Teknologjia, padyshim, ka të mirat e saj, por nëse përdoret me kujdes. Ajo që këshillohet është që nxënësit të mësojnë të përfitojnë nga mjetet teknologjike pa e zëvendësuar procesin e të menduarit dhe krijimit personal. m.p.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV