Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’/ Rama ndan pamjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe fëmijët nga Vlora. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me disa momente teksa fëmijët realizojnë punimet e tyre.

I pranishëm është edhe kreu i qeverisë, i cili shprehet: “Shumë faleminderit. Keni bërë një punë fantastike dhe meritoni një duartrokitje të madhe për këtë punë të bukur që keni bërë.”

Krahas videos, Rama ka shkruar:

“Mirëmëngjes dhe me kontributet e fëmijëve në Vlorë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian është një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane./e.t

Të fundit

Armëpushimi nga Putin, reagon SHBA: Trump do një armëpushim të përhershëm

Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend...

Zbulohet profesioni më tërheqës për partnerë në vitin 2025

Sipas hulumtimeve të reja, profesionet e kujdesit shëndetësor konsiderohen si fushat më të dëshirueshme për ata që kërkojnë një partner – duke kombinuar inteligjencën...

Lobimi i Berishës, avokati Beqiri: LaCivita mori 50 mln dollarë, Manaforti 20 mln

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën është vetëm maja e ajsbergut, sepse...

Votimi elektronik, KQZ del në rrugë, nis testimin e pajisjeve

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve elektronike që do të përdoren në parlamentaret e 11 majit, duke trajnuar njëkohësisht edhe qytetarët...

KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në...

Lajme të tjera

Web TV