Konklava për zgjedhjen e papës së ri do të nisë nga 7 maji. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të nivelit të lartë në Vatikan.
Data është vendosur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të kardinalëve në Vatikan, takimi i parë pas funeralit të Papa Françeskut. Sipas rregullores, 134 kardinalët me të drejtë zgjedhje mblidhen në Romë. Shumë do ta njohin njëri-tjetrin drejtpërdrejt në kongregacione.
Sa i përket strategjive që do të çojnë në zgjedhjen e Papës së ri, do të ketë shumë peshë edhe ndikimi i jozgjedhësve, pra kardinalëve mbi 80 vjeç, të cilët ruajnë aftësinë e tyre për të ndikuar dhe orientuar Konklavën drejt konsensusit. /e.t