Lavrov sulmon BE-në dhe Kievin: Po pengojnë planet e armëpushimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vazhdën e kërcënimeve të reja për sanksione nga Donald Trump, Rusia ka minimizuar distancën me Shtetet e Bashkuara, duke siguruar se pozicionet e të dy vendeve mbi Ukrainën “përkojnë” dhe duke fajësuar BE-në dhe Kievin për pengimin e paqes. “Është shumë herët për të folur për kushtet e marrëveshjes për Ukrainën”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për gazetarin e Rossiya1, Pavel Zarubin. Ajo që është e sigurt, shtoi ai, është se “ka shumë elementë (në linjën e Trump) që përkojnë realisht me qëndrimin tonë”.

Më pas, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për programin Face The Nation të televizionit CBS, të regjistruar të enjten por të transmetuar dje, akuzoi Bashkimin Evropian se “dëshiron të shfrytëzojë, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, nismën e paqes të presidentit Trump për të forcuar Ukrainën”, pavarësisht nga dëshirat e Shtëpisë së Bardhë. “E dini çfarë kanë thënë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lidhur me armëpushimin dhe marrëveshjen? Ata kanë deklaruar drejtpërdrejt se do të mbështesin vetëm një marrëveshje që përfundimisht do ta bëjë Ukrainën më të fortë, që do ta bëjë atë “fituese”. Pra, nëse ky është qëllimi i armëpushimit, atëherë nuk besoj se është ajo që dëshiron presidenti i Shteteve të Bashkuara”. Aludimi ishte për garancitë e sigurisë të kërkuara nga Kievi dhe partnerët e tij evropianë, që Lavrov i kishte refuzuar disa herë më parë.

Duke komentuar më pas sulmin ajror rus ndaj Kievit, i cili shkaktoi të paktën 12 viktima dhe shtyu Trump të shkruante në rrjetet sociale “Vladimir, Stop!”, Lavrov këmbënguli se objektivi nuk ishte “absolutisht civil” dhe siguroi: “ Do të vazhdojmë të godasim objektet e përdorura nga ushtria ukrainase, nga disa mercenarë të huaj dhe nga instruktorët që evropianët i kanë dërguar zyrtarisht për të ndihmuar në goditjen e objektivave civile ruse”. Sa i përket centralit bërthamor ukrainas të Zaporizhzhias, sipas Lavrovit, Rusia nuk ka marrë kurrë një propozim për të kontribuar në menaxhimin e tij.

Lexo edhe :  U kujtua disa ditë me vonesë, Netanyahu shpreh ngushëllimet për vdekjen e Papa Françeskut

Vladimir Putin, përkundrazi, ka shmangur t’u përgjigjet kërcënimeve të Trump. Sipas Peskov, ai ka vazhduar të festojë çlirimin e rajonit jugor të Kurskut nga trupat ukrainase, i pretenduar të shtunën, duke u uruar komandantëve për “fitoren” dhe duke i falënderuar për “punën heroike”. Një festim i parakohshëm, jo vetëm sipas Zelenskyt që e ka mohuar menjëherë, por edhe sipas korrespondentëve ushtarakë të disa mediave ruse. “Nuk dua t’jua prish festën — ka shkruar një i ashtuquajtur “blogger Z”, i ndjekur nga mbi 250 mijë vetë — por rajoni i Kurskut nuk është çliruar plotësisht. Përkundrazi, tanët janë detyruar të ndërmarrin një sulm që ka përfunduar me një disfatë totale”./La Repubblica

Të fundit

Mazniku 4 orë në Prokurorinë e Tiranës, reagon Belind Këlliçi: Fundi i ‘Biftekut’ dihet

Belind Këlliçi thotë se Arbjan Mazniku është “arkitekti i aferës korruptive 5D”. Në një reagim në rrjetet sociale, pas dëshmisë...

Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit, batuta me Valterin: Ti i ke sjellë? Boll!

Teksa po shpjegonte përfitimet nga pasaporta europiane pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE, kryeministri Edi Rama është ‘shpërqendruar’ nga disa të tij. Me nota humori...

Idajet Beqiri: Berisha urdhëroi vrasjen e njeriut që sulmoi Tritan Shehun

Avokati Idajet Beqiri, teksa shpjegonte procedurat ligjore dhe hapat që ndiqen për heqjen non gratas për rastin e Sali Berishës, nënvizoi se para se...

Irani akuzon Netanyahun se po tenton t’i pengojë bisedimet me SHBA-në

Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit,...

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, kamerat filmuan autorin! Ka dy pista hetimi

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë deri më tani është e mbuluar me mister. Kjo për faktin se viktima nuk ka pasur rekorde...

Lajme të tjera

Web TV