Lobimi i Berishës, avokati Beqiri: LaCivita mori 50 mln dollarë, Manaforti 20 mln

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën është vetëm maja e ajsbergut, sepse shifra e 6 mln dollarëve në letra është më e madhe nën dorë, ku pastrohen paratë e krimit për të pastruar figurën e Sali Berishës dhe familjes së tij.

Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në ‘Studio Live’ të Report Tv ditën e sotme, duke shtuar se kjo është një veprimtari kriminale që duhet hetuar me urgjencë.

Avokati shkoi më tej, duke thënë se ka një lob serb që bahskë me Berishët kanë si qëllim që të kthejnë shqiptarët nga mbështetësit më të mëdhenj të Amerikës, në antiamerikanë, duke treguar se “ja, edhe administrata e Trump qenka e korruptuar”.

Sipas Beqirit, për Chris LaCivita janë paguar 50 mln dollarë dhe për Paul Manafort 20 mln dollarë të tjera. Por ai shtoi se me njerëzit e tij në SHBA, listë gjoja patriotësh dhe donatorësh që nuk do zbardhet ndonjëherë, Berisha ka dërguar 200 mln dollarë për pastrim të imazhit dhe veçanërisht pajisja e familjes me pasaporta e “Golden Card” apo “Karta Trump” që ka shpallur presidenti amerikan, ku secila kushton 5 mln dollarë. Qëllimi që familja e tij të shkojë në SHBA pas shpalljes non grata. Në këtë skemë hyn edhe familja e Ilir Metës.

Edhe avokati Edmond Petraj,po i ftuar nga moderatori Arbër Hitaj në studio, nënvizoi se ky ishte një krim elektoral që ndodh në fushatë zgjedhore dhe që duhej bërë transparencë dhe hetuar.

“Ne 6 mln dollarë na duket shumë marramendëse, por kjo është maja e ajsbergut se është e dukshmja, kontrata, letra. Pra te e shkruara kanë 6 mln, të jeni të sigurt se nën dorë ka shumë të tjera. Është një krim që tregon se nuk ka institucione të forta, pasi po të kishte institucione, nuk do e bënin këtë aferë. Njëra anë është se po korruptohen një grup personash pranë administratës Trump, tjetra është se janë para të pista. Por edhe fakti se këto para janë të vjedhura, janë para të marra nga dramat dhe tragjeditë shqiptare, kujtoni firmat piramidale me 4 mld dollarë që humbën. Suden e vuri vetë Berisha, Gjallicën gjithashtu ku kishte shoqe të ngushtë drejtuesen vetë gruaja e Berishës, Lirija. Jnë mijëra vrasje që erdhën si pasojë e kësaj tragjedie financiare. Po bëhet pastrimi i produkteve të veprës penale”, tha avokati.

Por jo vetëm kaq, pasi sipas tij, pas skemës antiamerikane qëndron edhe lobi serb, teksa zbardhi shifrat për LaCivita dhe Manafort.

“Por problemi kryesor mbetet faktori dhe lobi serb, me Fazlliçin dhe të tjerë, ku po bëhet dhe jepet ideja sikur këtu nuk ka shtet por antishqiptarizëm. Por për fat të mirë Shqipëria është në dorë të SHBA-ve dhe fal amerikës Shqipëria është më e sigurt. Këta duan të thonë se ja ka të korruptuar edhe në Amerikë. Ka më të afërt e më të madh se LaCivita apo Manaforti. LaCivita mori 50 milionë dollarë, Manaforti 20 milionë dollarë. Pra këta kërkojnë që një popull amerikan ta bëjnë antiamerikan. Të tregojnë se ja sa të korruptuar janë amerikanët. Por a është e implikuar administrata e SHBA-ve? Nëse po kjo është për të vënë kujën. Nuk e dimë”, nënvizoi Beqiri për Report Tv.

Lexo edhe :  Vota e diasporës, Balla paralajmëron kompaninë postare: Të respektojë kontratën me KQZ!

Lidhur me pagesat nën dorë ai shprehet se janë 200 mln dollarë dhe që duhen hetuar, të gjitha për njerëzit që Berisha ka në SHBA dhe që do bëjnë pajisjen e familjes së tij dhe Metës me ‘pasaporta të arta’.

“Janë 200 mln dollarë, pasi duhen 5 mln dollarë për një pasaportë amerikane (Golden Card), ku nga 5 mln dollarë për secilin janë dhënë për familjarët e Berishës, vetë, gruaja, djali, dhëndri. Pra janë hedhur 200 mln dollarë për këtë qëllim dhe janë shpërndarë, ca për pasapota, ca për non grata dhe lobime. Pastaj janë edhe Ilir Meta me familjen e tij që kanë hyrë në këtë skemë, se është 5 veta në familje Meta, nga 5 mln dollarë secili. Janë para të zeza këto që kanë dërguar andej nga Shqipëria. Janë paratë që u grabitën shqiptarëve”, theksoi avokati.

Në lidhje me garantorin e kontratës, Nuredin Seçi, anëtar i kryesisë së “Vatrës” në Nju Xhersi të SHBA-ve, ai tha se “nuk ka morra të shtypë, jo më të ketë 6 mln dollarë”.

“Nuredin Seçi është elektricist me profesion, ky s’ka morra të shtypi, jo më të ketë 6 mln dollarë. Ajo listë nuk do dali kurrë, e donatorëve gjoja patriot, se po doli ajo do dalin emrat që Berisha pajisi me pasaporta diplomatike gjatë trazirave e më pas, që shkojnë e pastrojnë paratë atje”, shpjegoi Beqiri.

Edhe avokati Edmond Petraj vuri theksin te dyshimi i fortë se ky është krim elektoral që duhej hetuar, teksa shpjegoi se si funksionon ehde “Karta e Artë”.

“Ky është ndikim i drejtpërdrejtë në zgjedhje, ka shkelje këtu. Shqipëria i ka raportet diplomatike institucionale me SHBA dhe jo me administratën që ndryshon çdo 4 apo 8 vjet. Nuk e di nëse do kenë guxim këta që t’i shkojnë deri në fund kësaj historie. Por sapër golden card ti mund ta marrësh atë nëse i ke, por këto para duhet të jenë të pastra, apo që quhet ndryshe “Karta Trump”. Por kontrollohet se nga vijnë këto burime dhe çfarë qëllimesh kanë këto para për investim atje. Por kam përshtypjen se kjo çështje hyn në një krim elektoral. Quhet e tillë se je brenda një fushatezgjedhore. Kontratat bëhen para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve bën bilancin e deklarimin financiar, ku verifikon dhe KQZ”, shpehet avokati. m.p.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV