Lobimi në SHBA/ Berisha po përdor lekët e Diasporës për të hequr damkën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha po komandon PD-në, po shfrytëzon komunitetin shqiptar në SHBA, po shpenzon miliona para, po përdor avokatë pranë Trumpit për lobim vetëm për të hequr “non gratën” e tij. SPAK ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë për “non-grata” me djalin nga Tropoja, Nuredin Seci. A mund të jenë këto para edhe për të pagaur LaCivatas?

Pas publikimit të lajmit se Partia Demokratike ka paguar 6 milionë dollarë një kompani lobimi të lidhur me presidentin Donald Trump, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi nisjen e verifikimeve për burimin dhe qëllimin e financimit. Në kontratën e publikuar, Partia Demokratike përmes firmës së Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe garantorit shqiptaro-amerikan Nuredin Seci, angazhohet të paguajë kompaninë “Continental Strategy” me pagesa mujore për një periudhë dyvjeçare. Selia blu ka tentuar ta paraqesë këtë kontratë si një ndihmë “patriotike” nga emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kontrata, përmbajtja dhe afërsia e firmës lobuese me rrethin e Trump, tregojnë qartë se interesi real është personal: të shfuqizohet “non grata” që i është vendosur Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në mënyrë të qëllimshme, Partia Demokratike, e cila sot drejtohet nga Berisha, nuk sqaron dot pse u zgjodh pikërisht një firmë e lidhur drejtpërdrejt me rrethin më të afërt të Trumpit. “Continental Strategy” drejtohet nga Carlos Trujillo, një ish-këshilltar i Trump, dhe në radhët e saj ka emra si Katie Ëiles, vajza e Susie Ëiles, bashkëdrejtuese e fushatës së Trump në 2024, si dhe Alberto Martinez e Alex Garcia, figura të njohura të stafit republikan. Qëllimi i vërtetë i kësaj kontrate lobimi nuk është as demokratizimi i Shqipërisë, as forca politike e Partisë Demokratike, por një operacion për interesa personale të Sali Berishës. Për këtë arsye, në vend që të kërkonte mbështetje për zgjedhjet e ardhshme apo projekte reformuese për Shqipërinë, Partia Demokratike ka investuar energji dhe para për të zhbërë damkën personale të Berishës. Për ta arritur këtë, Berisha ka përdorur pa asnjë ngurim emrin e Partisë Demokratike dhe bujarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke e fshehur objektivin real pas një fasade patriotike dhe anti-korrupsioni. Në deklaratat e saj, PD thotë se është “transparente”, por në të vërtetë nuk pranon të publikojë kontratat e plota dhe nuk jep asnjë shpjegim për lidhjet e mundshme me konsulentë si Chris LaCivita, i njohur si drejtuesi i fushatës së Trump në 2024 dhe bashkëpunëtor i Susie Ëiles. Po ashtu, prej muajsh, rreth oborrit të Berishës qarkullon edhe emri i lobistit Paul Manafort, një figurë tjetër e lidhur me skandale lobimi dhe me Trumpin. Në deklaratën për shtyp tës selisë blu thuhet se: “Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!”. Partia Demokratike ka falenderuar shqiptarët e Diasporës për këtë donacion. “Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :  Berisha premton nga Kuçova: Ballkani i Hapur do griset ditën e parë

Hetimet nga SPAK

SPAK, pas publikimit të kontratës, ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e hetimeve për shumat dhe burimet financiare të kontratës, ndërsa PD ka reaguar duke akuzuar qeverinë dhe SPAK-un për “presion politik”, pa sqaruar në asnjë moment elementët konkretë të financimit. Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e SPAK sqaron: “Ju informojmë se Prokuroria e Posaçme ka filluar verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike.” Ky reagim erdhi një ditë pas shpërndarjes së lajmit për një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh, të nënshkruar nga Partia Demokratike me një kompani në Uashington DC, me një periudhë dyvjeçare. Sipas dokumenteve, kontrata është firmosur më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ndërsa si garant në SHBA është një individ i quajtur Nuredin Seçi. Nëse në të kaluarën Berisha kishte tentuar pa sukses me kompani si ajo e Charles Black për të hequr “non gratën”, këtë herë ai ka vendosur të përdorë Partinë Demokratike si instrument, duke rrezikuar seriozisht integritetin politik dhe moral të një force politike që dikur përfaqësonte idealet e antikomunizmit dhe demokracisë. Fakti që një pjesë e konsiderueshme e resurseve dhe energjive të PD-së janë përqendruar në luftën personale të Sali Berishës kundër sanksioneve amerikane, tregon qartë se në këtë parti, interesat personale të liderit historik prevalojnë mbi misionin, mbi interesin publik dhe mbi të ardhmen e vetë Partisë Demokratike.

Të fundit

“Departamenti i Shtetit është i korruptuar?” Debati Dudushi-Sulo për lobimin e Berishës

A do t’ia dalë PD të heqë non-gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do...

Albin Kurti nuk formon dot qeverinë, Kosova rrezikon fondet e BE dhe reformat

Të martën do të bëhet përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës duke zgjedhur kreun dhe kryesinë e re të këtij institucioni....

“Nëse PD s’tërhiqet nga lobimi, kryen vepër penale”, Kreshnik Spahiu jep shpjegimin

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në...

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke shkaktuar mbylljen e rrjeteve të...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Lajme të tjera

Web TV