Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar nga Franca është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Misleading Messages” pasi mashtroi qindra qytetarë shqiptarë, duke u vjedhur paratë në bankë.

I riu iu dërgonte qytetarëve link të rremë për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria.  23-vjeçari u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut.

23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

“Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.  Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë. “, njofton policia.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”.

Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. 

Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca.    

23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit. 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”. 

Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë.   

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.

Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.  

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.  

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.   

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.  

Drejtoria për Hetimin e  Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguron qytetarët se ka të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për të gjurmuar, identifikuar dhe arrestuar ata që keqpërdorin hapësirat e rrjeteve sociale në dëm të qytetarëve dhe apelon sërish për më shumë vigjilencë nga qytetarët ndaj çdo aplikacioni të panjohur që iu ofrohet në rrjetet e tyre sociale dhe t’i denoncojnë menjëherë në Policinë e Shtetit./e.t

Të fundit

Festivali i parë Mesdhetar i Filmit, Tirana hap dyert për aktorë e regjisorë nga bota

Tirana ka hapur dyert për edicionin e parë të Festivalit Mesdhetar të Filmit (TMFF), një ngjarje kulturore që ka...

Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del...

Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë. Agjencia, e quajtur Zyra...

“S’do ketë më investitorë strategjikë”, Lapaj takohet me njësitë e biznesit në Vlorë

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në njësitë e biznesit në Vlorë. Lapaj theksoi...

Lajme të tjera

Web TV