Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktor në një palestër, kanë marrë dhenë.
Ish-banori Gert Ferra ishte i pari që hodhi dyshime, kur në një intervistë për Top Albania Radio tregoi se Mario e kishte shoqëruar Eglin në ambientet e Top Channel një ditë para hyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” më 21 dhjetor.
Egli, nga ana e saj, i ka mohuar këto zëra pas daljes nga reality show, duke i quajtur të pavërteta.
Megjithatë, disa foto të publikuara kohët e fundit kanë ngritur dyshime të reja.
Në pamjet, Egli dhe Mario shihen duke pozuar në Itali për një kompani orash.
Fotot janë realizuar në të njëjtin vend dhe janë postuar pothuajse në të njëjtën kohë, duke shtuar kuriozitetin.
Për më tepër, Mario reagoi përmes një postimi në Instagram, ku shkruante: “Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur” , një deklaratë që u interpretua si thumb ndaj Eglit, pas komenteve të saj ku e përshkroi Marios si “thjesht një instruktor”.
Në fund, marrëdhënia mes tyre duket se është ftohur përfundimisht, pasi të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke lënë gjithçka pezull./E.S