Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti për Ish Uzinën e Autotraktorëve do të përbëjë rrezik.

“Jemi këtu për ndërtimin e një impianti të teknologjisë të lartë mes kompanisë Kayo dhe Timak, përfshin investim serioz në teknologji moderne dhe inovative për prodhimin e automjeteve ushtarake dhe uniformave me cilësi të lartë për FA dhe Policinë. Investim i rëndësishëm ekonomik për mbarë vendin por për njësinë 1 projekt transformues, që do të sjellë zhvillim dhe hap vende pune. Ky projekt është veç një nga dhjetëra projekte transformuese, pjesë  e vizionit Shqipëria 2030. Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, edhe për projekte të tjera që kanë transformuar këtë vend, edhe ky projekt po sulmohet sot nga opozita, e cila vetë s’ka as ide dhe vizion, po përpiqen ta kthejnë komunitetin kundër punëve të mira që përbëhen përmes mashtrimeve dhe gënjeshtrave. Jam i vetëdijshëm që shumë banorë mund të jenë të shqetësuar nga keqinformimet që janë përhapur lidhur me këtë projekt, ndaj si përfaqësues i juaj, dua t’iu siguroj se s’ka asnjë gjë për t’u shqetësuar këtu do të prodhohen automjete dhe uniforma dhe jo bomba e eksploziv. Shkoza s’ka asnjë arsye për t’u shqetësuar por çdo arsye për të mirëpritur këtë projekt që do të zbatohet sipas standarteve më të larta të sigurisë teknike dhe mbrojtjes së mjedisit.”, tha Hoxha./E.T

Të fundit

Mos e pastroni kurrë fytyrën me peshqir, ja arsyeja pse

Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu....

Takimi i shumëpritur, Gjesti “shpërfill” Xhenetën: Kush është ajo?!

Takimi i shumëpritur dhe më i përfoluri gjatë këtyre orëve, ai mes Gjestit dhe Xhenetës, ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet. Dyshja, ndër...

SPAK sekuestron kamerat në bllokun e sigurisë ku ndodhet Roven Zeka

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar kamerat në bllokun e sigurisë ku po qendron shefi i Policisë Rrugore në...

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe vendin tonë, parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar gjatë këtij viti, për shkak të kërkesës së...

Trenat dhe semaforët fiken/ Ndërprerje masive e energjisë në Spanjë dhe Portugali

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, duke shkaktuar kaos në rrugë, stacione treni si dhe...

Lajme të tjera

Web TV