‘S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak’, çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi kokë më kokë, Trump dhe Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit pak para ceremonisë mortore të Papa Françeskut ishte një nga ngjarjet diplomatike më të përfolura këtë fundjavë.

Megjithatë, me sa duket, në takim u përpoq të merrte pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, por homologu i tij amerikan e ka nxjerrë “jashtë loje”.

Videoja ku Trump mesa duket i kërkonte Macron të largohej u bë virale në rrjet dhe një ekspert i leximit të buzëve “lexoi” buzët e Presidentit të SHBA kur kreu i Elysse iu afrua.

Sipas Nicola Hisling, Trump i tha Macronit: “Qetësohu, ulu, më lër pak”,  – përpara se të shtonte disa sekonda më vonë: “Nuk duhet të jesh këtu, dua që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu”.

“Zelensky tund me kokë në shenjë dakordësie dhe famullitari që është para kamerës kthen kokën anash duke parë i shqetësuar për atë që ka dëgjuar mes tyre”, shkruan The Sun.

Eksperti arriti të “deshifrojë” edhe atë që kapën kamerat nga takimi Trump-Zelensky. Sipas analizës së tij, Zelensky i tha Trumpit: “Unë do të doja që ju ta bëni këtë, por jo në këtë mënyrë”, ndërsa presidenti amerikan ju përgjigj: “Është një strategji interesante, ju keni sigurinë time”.

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin mes liderit amerikan dhe atij ukrainas si “shumë produktiv”, ku Zelensky foli për një bisedë që mund të bëhet “historike”./e.t

Të fundit

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Në vendngjarje u gjet ADN-ja, nis gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Një gjyq filloi sot në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën grabitës të armatosur lidhën Kim Kardashian në dhomën e saj...

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara...

Adriatik Lapaj takim në Kamëz: Këto s’janë zgjedhje, por referendum. Ta shembim sistemin!

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin në...

Lajme të tjera

Web TV