Shkrimtarja gjermane Alexandra Fröhlich gjendet e vrarë brenda shtëpisë ‘lundruese’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romancierja e njohur gjermane, Alexandra Fröhlich, u gjet e vdekur brenda shtëpisë ‘lundruese’ në Hamburg. Sipas policisë ishte djali ai që e gjeti 58-vjeçaren pas shenja jete mëngjesin e së martës (22 prill).

“Sipas informacionit aktual, të afërmit e gjetën gruan 58-vjeçare të pajetë në shtëpinë e saj lundruese dhe njoftuan zjarrfikësit, të cilët vetëm mundën të konfirmonin vdekjen e gruas,” tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale.

“Pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, autoritetet hetuese besojnë se gruaja vdiq si pasojë e dhunës”, shtoi ai.

Transmetuesi lokal NDR, duke cituar burime policore, tha se Fröhlich u qëllua me armë. Hetuesit kanë lëshuar një apel për dëshmitarë të mundshëm që mund të kenë parë ndonjë aktivitet të dyshimtë në ose rreth shtëpisë lundruese të cilën banonte Fröhlich – në bregun Holzhafen të lumit Elba në lagjen lindore Moorfleet.

Fröhlich filloi karrierën si gazetare, fillimisht në Ukrainë ku themeloi një revistë për gra në Kiev. Më vonë ajo punoi si gazetare e pavarur në Gjermani për revista për gra dhe të tjera si Stern, përpara se të fillonte të shkruante romane.

Në vitin 2012 ajo botoi romanin e saj të parë, ‘Vjehrra ime ruse dhe katastrofa të tjera’, të cilin ajo tha se e bazonte në përvojën e saj personale të martesës me një rus.

Libri hyri në listën e bestseller-ave të revistës Der Spiegel, një nga treguesit më të afërt të vëzhguar të shitjeve të letërsisë artistike dhe jo-trilluese në Gjermani, ku qëndroi për disa muaj. Më pas u përkthye në frëngjisht. Një kritik në atë kohë e përshkroi atë si “një satirë qesharake perëndim-lindje”.

Në vitin 2016 ajo botoi romanin kriminal ‘Vdekja është e sigurt’, i cili pati po aq sukses, dhe në vitin 2019 ajo e pasoi këtë me ‘Skelete në dollap’. Të dy u botuan nga Penguin. Romanet e saj karakterizoheshin nga një përzierje humori, rrëfenjash familjare dhe temash sociale./e.t

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV