Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, duke shkaktuar kaos në rrugë, stacione treni si dhe transmetime televizive.
Mediat e huaja raportojnë se ndërprerja ka ndodhur papritur duke shkaktuar kaos në disa nga qytetat kryesore.
Raportet lokale thonë se ka bllokime trafiku në qendër të kryeqytetit spanjoll, Madrid, për shkak të mos funksionimit të semaforëve, si dhe linjës së trenave.
Linja telefonike është ndërprerë në Portugali ndërsa shkaku i ndërprerjes mbetet ende i paqartë.
Operatori spanjoll i rrjetit elektrik, Red Eléctrica: Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet janë duke u dedikuar për zgjidhjen e tij. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
“Ulni shpejtësinë dhe kushtoni më shumë vëmendje. Qetësia juaj shpëton jetë”, – thuhet në mesazhin e policisë portugeze.
Kriza elektrike preku gjithashtu sistemin hekurudhor spanjoll, ku operatori Renfe raportoi ndalime dhe anulime të shumta të trenave në të gjithë vendin për shkak të mungesës së furnizimit me energji.
Pamjet dramatike të ndërprerjes janë kapur gjatë transmetimit live të programit “Al Rojo Vivo” në kanalin spanjoll laSexta, ku studioja u mbulua nga errësira në mes të emisionit./E.S