Votimi elektronik, KQZ del në rrugë, nis testimin e pajisjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve elektronike që do të përdoren në parlamentaret e 11 majit, duke trajnuar njëkohësisht edhe qytetarët e interesuar.

Në tre pika në njësinë 10 në kryeqytet dhe një në Bashkinë Vorë, stafi i KQZ-së, ka nxjerr në rrugë pajiset e votimit dhe identifikimit elektronik, duke u demonstruar kuriozëve të rastit, sesi mund të votojnë pas dy javësh në këto dy njësi vendore.

Nëse votomi dhe numërimi është i kufizuar, identifikimi elektronik do të shtrihet në 5225 qendrat e votimit që do të ngrihen në të gjithë vendin.

Përfaqësuesit e KQZ shprehen të bindur se identifikimi elektronik nuk do të paraqes probleme në zbatim, ndryshe nga sa ndodhi dy vite më parë ku vetë kreu i KQZ nuk mundi të votonte me të parën pasi pajisja nuk funksiononte.

Ndonëse është një proces që filluar të zbatohet që në parlamentare te 2021, identifkimi elektronik vijon të ketë kosto për shkak të përditësimit të programit kompjuterik.

Nëse pajisjet e identifikimit elektronik do të përdoren të gjitha qendrat e votimit, ato të votimit dhe numërimit elektronik do të qëndrojnë të magazinuara pasi vetëm 75 pajisje do të përdoren, për shkak se opozita nuk kishte besim te teknologjia./E.S

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV