“200 mijë shqiptarë do të sjellin zarfet nga diaspora”, Zaloshnja: 30 mln euro për postën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja ka bërë një shkrim për votën e diasporës, duke shkruar se shteti po paguan 30 mln euro për shërbimin postar, por vetëm 1 në 3 shqiptarë ka votuar deri tani. Gjithsesi, ai parashikon mbi 200 mijë votues nga diaspora:

Plot 217 mijë zgjedhës në emigracion e kanë marrë në dorëzim deri më sot zarfin nga KQZ, në adresat që kanë dhënë kur u regjistruan për të votuar. Por vetëm 1/3 e tyre (32.4% saktësisht) e kanë dërguar votën deri më sot në KQZ. Ndërkohë, mbeten edhe rreth 29 mijë që ende nuk e kanë marrë zarfin në dorëzim, por që në ditët në vijim do ta marrin (DHL po paguhet rreth 30 milionë euro për ta kryer këtë shërbim, dreqi e mori…)

Deri më 11 maj, pyetja është se sa nga 246 mijë emigrantët e regjistruar për votim në KQZ do ta dërgojnë votën e tyre.

Ne shqiptarët shquhemi të jemi me vonesë edhe në varrim, e jo më në votim. Prandaj KQZ-ja duhet të shtojë punonjës provizorë deri më 11 maj, sepse fluksi i votave që do të vijnë nga emigracioni mund të rritet shumë ditët e fundit para zgjedhjeve.

Parashikimi im paraprak është që diku afër 200 mijë votave do të vijnë nga emigracioni, nga 70 mijë që kanë mbërritur deri më sot. Volum intensiv votash priten në 10 ditët në vijim… m.p.

Të fundit

Selami Jenishehri nuk ndalet, dorëzon në KQZ ankesë për anulimin e zgjedhjeve

Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët, e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me...

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston disa zyrtarë të Stambollit

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e...

“Kush më ndau nga Iliri s’i ka bërë llogaritë mirë”/ Paralajmëron Kryemadhi

E ftuar në një emision televiziv, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, pas ndarjes. Deklarata e...

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast, për shkak të Djallit dhe...

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke lavdëruar...

Lajme të tjera

Web TV