35 tentativa vetëvrasjeje në kampin e emigrantëve në Gjadër, e thotë deputetja italiane!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike në Itali, Rachele Scarpa, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen e emigrantëve të vendosur në kampin e Gjadrit.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Scarpa deklaroi se vetëm në një periudhë të shkurtër janë regjistruar 35 tentativa për vetëvrasje dhe vetëplagosje, duke e konsideruar kampin si të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e personave që ndodhen aty.

Sipas saj, një pjesë e madhe e emigrantëve të dërguar në Gjadër nuk duhet të ishin në atë qendër, pasi nuk kanë qenë të përshtatshëm për një formë të tillë akomodimi, të krahasueshme me burgimin. “16 persona janë kthyer tashmë në Itali, pasi u konsideruan në rrezik për jetën dhe të papërshtatshëm për të qëndruar në qendrën e Gjadrit,” tha ajo.

Scarpa theksoi se gjatë vizitës së saj të fundit në kamp, në regjistrin e ngjarjeve të rënda janë dokumentuar episode që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, duke dëshmuar për një klimë shqetësuese brenda kampit.

Një tjetër problem i theksuar nga deputetja ishte mënyra e projektimit të qendrës, e cila, sipas saj, nuk është bërë me standarde sigurie. Ajo u shpreh se dispozitivët kundër zjarrit janë vendosur në vende të arritshme nga personat e strehuar, të cilët i kanë përdorur për të tentuar vetëvarje. Ky fakt, sipas Scarpa, dëshmon për neglizhencë dhe nxitim të qeverisë Meloni në vënien në punë të kampit pa përfunduar kolaudimin dhe sigurinë e nevojshme.

“Për ne, si Parti Demokratike, është e qartë se këto qendra nuk funksionojnë. Ato nuk prodhojnë zgjidhje, por vetëm vuajtje dhe dhimbje, prandaj duhen mbyllur sa më parë,” përfundoi deputetja italiane.

Apeli i saj i drejtohet jo vetëm autoriteteve italiane, por edhe atyre shqiptare, për të rishikuar seriozisht këtë projekt të debatueshëm dhe për të garantuar respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të emigrantëve. m.p.

Të fundit

30-vjeçari shqiptar me të ëmën trafikonin kokainë në Rodos! Vlera, 88 mijë euro

Një 30 -vjeçar shqiptar, u arrestua së bashku me nënën e tij për trafik kokaine në Rodos të...

Kreshnik Spahiu: Partitë e reja marrin mandat vetëm në Tiranë, kam një këshillë…

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja janë gjëja më interesante që po i ndodh fushatës elektorale të 11 majit. Por ato kanë...

Rama takim në Patos: Berisha, një 80 e kusar vjeçar që nuk di çfarë thotë

Kryesocialisti Edi Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët në Patos në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai u prit...

PD kallëzon në Prokurori kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës: Ka fshehur dënimin me burg

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin penal...

E reja shqiptare gjendet e pajetë pranë një mbikalimi/ Bashkëshorti ngre alarmin

Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë mbrëmjen e së hënës,...

Lajme të tjera

Web TV