Dekada e ardhshme, ndërtesat e reja në Tiranë me çmim 10 mijë euro metri katror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe tregu i pasurive të paluajtshme është pasqyra më e qartë e këtij transformimi. Ndërtimet e reja në kryeqytet po orientojnë tregun drejt çmimeve gjithnjë e më të larta, sidomos në projektet elitare.

“Ato çmime që i kemi parë dhe lexuar janë kryesisht për rezidenca, kulla elitare, të cilat kanë një kategori premium klientësh. Jo të gjithë kullat në Tiranë kanë këtë buxhet. Mund të ketë kulla që shkojnë deri në këtë çmim, por në fazën që do fillojnë të bëhen të banuesheme. Do të kenë pishina, tjetër standart, kualitet dhe do të jenë për një cilësi shumë elitare kilentësh”, tha Orgest Beti, Agjent Imobiliar.

Beti thekson se edhe pse çmimet janë të larta, kërkesa mbetet e lartë jo vetëm nga të huajt, por edhe nga diaspora shqiptare.

“Nuk janë vetëm shtetasit e huaj, ne kemi shqiptarë, diasporën, emigrantët që kanë interes për të blerë. Vëmë re jo në kullat, por dhe në kërkesat që ne kemi për apartamentet normale apo dhe për shtëpitë e pushimit në bregdet”, shtoi ai.

Aktualisht në Tiranë çmimet për metër kator të një banese, nisin nga 2000 euro deri në 6000 euro. Por në vitet në vijim, kjo shifër pritet të shkojë deri në 10 mijë euro. Megjithatë bëhet fjalë për ndërtesat që ende nuk janë ndërtuar dhe do të jenë gati në 10 vitet e ardhshme.

“Kemi një shprehje që e përdorim shpesh: ‘Momenti më i mirë për të blerë, ishte dje’. Tregu po njeh një rritje progresive të kërkesës, e nxitur nga turizmi dhe investimet nga jashtë, që e shohin Shqipërinë si një mundësi jo vetëm për të jetuar, por pse jo dhe për të gjeneruar të ardhura”, thekson Orgest Beti.

Lexo edhe :  Pensioni mesatar 400 euro nëse PS fiton zgjedhjet/ Balla tregon se kush del garant

Ndërtimet e mëdha që pritet të nisin në 2025, mund të zgjasin deri në 5-6 vite për t’u përfunduar, duke e ndryshuar rrënjësisht panoramën urbane të kryeqytetit në dekadën që vjen. m.p.

Të fundit

“Është i shkëlqyer”. Kush është trajneri që admiron kaq shumë Pep Guardiola?

Nuk është hera e parë që ndodh, por komplimentet janë gjithmonë të bukura, veçanërisht kur vijnë nga dikush si...

Eksperti i punësimit: Pagat në Shqipëri kanë qenë faktori i parë pse njerëzit largohen

Edhe ky 1 maj e gjen tregun e punës në vend në mes të një ‘paradoksi’. 6300 vende të lira pune janë shpallur nga...

Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin 6 milionë dollarë të PD...

LaCivita bisedon me kandidatët demokratë: “Rama si Biden, në SHBA po flitet për PD”

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin...

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e lartë në një kohë të...

Lajme të tjera

Web TV