Durrës/ Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane, arrestohet 18-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë tentativën për grabitje me dhunë ndaj tre shtetaseve italiane.

Shtetasi D. A., banues në Durrës, u kap në flagrancë në lagjen nr. 13 gjatë orëve të para të mëngjesit, teksa tentonte t’u vidhte sendet personale tre turisteve italiane, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu edhe dy raste të tjera të vjedhjeve me thyerje xhami të ndodhura më 27 dhe 28 prill 2025, në të njëjtën zonë të qytetit, ku i riu kishte grabitur sende personale nga brenda automjeteve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara si të vjedhura. Në lidhje me këtë çështje, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E. D., 36 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

 

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të dokumentuar të gjitha veprat e mundshme kriminale që dyshohet se janë kryer nga i riu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme./E.

Të fundit

Kongresi i Partive Popullore në Spanjë, Berisha: Rama i ka kthyer zgjedhjet në fasadë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në...

Basha takime në njësitë 2 dhe 9: Vota për euroatlantikët është votë për familjen

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Luzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Orjola Pampuri, Nevila Nika, Fatos Brahja dhe Alfred Ahmetcenaj, zhvilluan takime...

Konflikti në “Ali Dem”, reagon PSD: Incidenti nuk ka lidhje me zyrën tonë!

Lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD, ka ardhur një reagim sqarues nga...

Transplanti në Turqi kushton 100 mijë euro, infermierja shqiptare kërkon ndihmë

Bashkëqytetarja Risela Llapushi ka nevojë për ndihmë. Infermierja, vetëm 25 vjeç, duhet të bëjë transplantin e mëlçisë në Turqi, një ndërhyrje shumë e kushtueshme,...

Braktisi skuadrën, Elseid Hysaj dënohet me 40 mijë euro gjobë nga gjykata italiane

Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për çështjen e braktisjes së grumbullimit më...

Lajme të tjera

Web TV