E bujshme/ Carlo Ancelotti arrin marrëveshje verbale me Kombëtaren e Brazilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Prestigjiozja “Marca” zbuloi dje se palët kanë arritur akordin dhe se italiani është gati të ulet në pankinën e “seleçaos”.

Ndërkohë sot janë zbuluar detajet e kontratës që Ancelotti do të firmosë me 5 herë kampionët e Botës.

Ai do të firmosë në fillim të qershorit përpara ndeshjeve kundër Ekuadorit dhe Paraguait. Në vitin 2023, Brazili i ofroi një pagë prej 10 milionë eurosh italianit, praktikisht e njëjtë me pagën e tij aktuale në Madrid. Trajneri do ta udhëheqë Brazilin deri në Kupën e Botës 2026, por me opsionin për të rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2030.

Carlo do të ketë mbështetjen e Rodrigos, Vinicius, Militao, Endrick dhe Raphinha, lojtarë që pritet të marrin rolin udhëheqës të ekipit në epokën e re. Neymar ka qenë gjithashtu çelësi i ardhjes së trajnerit, por vazhdimësia e tij varet në fije të perit për shkak të lëndimeve të tij të fundit. Numri dhjetë do të ketë një vend në Kupën e Botës 2026, por vetëm nëse forma e tij do të vazhdojë mirë./ D.C

Të fundit

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,...

Lajme të tjera

Web TV