Në provincën Liaoning të Kinës veriore, një restorant u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve.
Sipas televizionit shtetëror CCTV, ngjarja ka tronditur vendin dhe autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur shkakun e zjarrit, i cili ende nuk është bërë i ditur.
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka urdhëruar që ekipet mjekësore të vihen në dispozicion për trajtimin e të plagosurve.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë./e.t