Erand Sojli konfirmon divorcin: E provuam, por kishte mbaruar gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Erand Sojli ka treguar se prej 3 vitesh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Rina. Në një rrëfim në “Ferma VIP”, ai tregoi se ndonëse u përpoq të shpëtonte martesën, sërish, as ai dhe as partnerja e tij nuk mundën.

“Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por s’e kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrahësh ujë në haca kot.”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Erandi theksoi se mban ende komunikim me ish-bashkëshorten për shkak të vajzave. Po ashtu, ai theksoi se të dy gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

“Ne e respektojmë njëri-tjetrin, kemi komunikim, pasi na bashkojnë dy fëmijët. Kemi kaluar gjysmë jete shumë të mirë, kemi qenë mbështetje. Unë kam menduar më shumë për pjesën e jashtme, ajo më shumë për familjen dhe kështu e kishim stabilizuar në një farë mënyre jetën, komunikojmë kur na duhet. Natyrisht është një gjë që mund t’i ndodhë gjithkujt, nuk është një gjë e mirë. Por ne jemi përballur në historitë tona familjare si unë, si Rina, gjej momentin ta përshëndes, pra kemi pasur histori të tilla. Në kohën e diktaturës në historitë familjare me halla, me xhaxhallarë dhe për shkak se kemi qenë njerëz të mirë, na kanë dashur por nuk i kanë rezistuar presionit politik. Janë ndarë, janë rimartuar, e rëndësishme në këtë jetë është rifillimi. Nuk është e rëndësishme rënia, por ngritja.”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, ai theksoi se dy vajzat nuk e patën problem divorcin e tyre.

“Gocat janë mësuar, e dinë që divorci nuk është problem. Gocat filluan të qeshin (kur kuptuan se do hyja te Ferma VIP) se s’më imagjinojnë dot duke pastruar bajga. E madhja studion biologji, e vogla është në gjimnaz.”, tha ai.

Lexo edhe :  Dafina flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë: Burrat kanë nevojë të hapin sytë

Aktori Erand Sojli u shkëput për disa vite nga skena shqiptare, pasi së bashku me familjen e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, ai është bërë pjesë e reality show-t “Ferma VIP”./E.Ç

Të fundit

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve...

Gjesti i jep fund lidhjes me Eglin? Ish-banorët fshijnë postimet me njëri-tjetrin

Situata mes Egli Takos dhe trajnerit të saj të dikurshëm, Mario Olldashit, ka marrë një vëmendje të madhe mediatike, duke nxitur kureshtjen e publikut...

Shqipëria pranohet si vend pjesëmarrës i asociuar në nismën e “Tri Deteve”

Presidenti Bajram Begaj, bëri të ditur sot nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një...

“Shqipëria, shteti i 29 i BE-së”, Kos: Dështim për BE nëse ky objektiv nuk realizohet…

Një dështim për Bashkimin Europian e ka quajtur komisionerja e zgjerimit Marta Kos nëse asnjë vend kandidat nuk do të anëtarësohet në bllok brenda...

Pse disa fëmijë mund të birësohen e disa jo? Ish drejtoresha Lenada Cadoshi tregon arsyen

Imazhi dhe rrëfimi i sinqertë i këngëtarit të njohur shqiptar Ermal Meta ka qenë kryefjalë e shumë revistave dhe portaleve të mediave prestigjioze italiane,...

Lajme të tjera

Web TV