Gjuha denigruese në fushatë/ Celibashi me tone humori: Ata nuk dëgjojnë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në kuadër të zhvillimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit

Kryekomisioneri i zgjedhjeve u pyet dhe për gjuhën e përdorur nga partitë politike dhe krerët e tyre gjatë fushatës, që herë pas here është cilësuar edhe si “denigruese”.

Celibashi u përgjigj me tone humori, duke thënë se “ata nuk dëgjonë”, duke iu referuar këshillave të mëhershme të KQZ në lidhje me ruajtjen e etikës.

Ai theksoi se KQZ nuk mund të bëjë më shumë se sa ka bërë në lidhje me këtë problematikë, ndërsa shtoi se edhe në shembujt e vendeve perëndimore u takon zgjedhësve që të japin gjykimin e tyre për çdo fushatë.

“Të them që ata nuk dëgjojnë… KQZ nuk mund të bëjë më shumë se sa kemi bërë apo sa kemi thënë në lidhje me këtë çështje. Në eksperienca të tilla të ngjashme dhe në vendet perëndimore janë votuesit ata që japin gjykimin për çdo mënyrë të bërjes së fushatës elektorale për të kuptuar nëse ka qenë e përshtatshme apo jo gjuha apo ajo që është bërë nga partitë”, tha Celibashi./e.t

Të fundit

3 cilësitë që bëjnë diferencën për një “mendje të fortë”

Të jesh mendërisht i fortë është një bashkësi qëndrimesh që mund t’i mësojmë dhe t’i kultivojmë. Njerëzit mendërisht të...

Dekada e ardhshme, ndërtesat e reja në Tiranë me çmim 10 mijë euro metri katror

Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe tregu i pasurive të paluajtshme është pasqyra më e qartë e këtij transformimi. Ndërtimet e reja...

Rriten shpenzimet familjare, qendra e studimeve ALTAX publikon shifrat

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar. Një analizë më e detajuar se...

Kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-gjyqtarja Fetahu mbetet në burg

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në qeli. Ish-magjistratja pretendoi një masë më...

Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni. I ftuar ditën e sotme...

Lajme të tjera

Web TV