Hapet Landfilli në Vlorë, prej ditësh depozitohen në Sherishtë mbetjet që ndotnin qytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëllungave të tymit toksik që përhapeshin në ajër sa herë digjeshin mbetjet në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë duket se ju ka ardhur fundi.

Duke nisur nga kjo e martë është vënë në funksion Landfilli i Sherishtës në Vlorë, i cili do të bëjë edhe trajtimin e mbetjeve, të paktën për një periudhë 3 mujore.

Mbetjet e qytetit të Vlorës kanë nisur prej 3 ditësh të depozitohen në Sherishtë duke i larguar qytetit peshën e një problematike të mbartur në vite dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

“Kjo është vetëm qeliza e parë pasi në vijim do të vihet në funksion edhe projekti brenda landfillit për seleksionimin e mbetjeve. Por kjo kërkon një periudhë të caktuar kohore deri në mbushjen e plotë të fushës së re me qëllim për të mos dëmtuar shtresa e landfillit”.

Sipas kryebashkiakut të Vlorës detyra e institucionit që ai drejton është tani kapsulimi i fushave të mbetjeve në Vlorë dhe Orikum.

Landfilli i Sherishtes në Vlorë është një projekt me vlerë 26 milion euro, ndërsa vënia në funksion e tij zgjidh problematikën e depozitimit të mbetjeve urbane në qytet./E.S

Të fundit

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,...

Vetëbesimi i Lulzim Bashës nga Kavaja: Vetëm ne euroatlantikët jemi kundër korrupsionit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën...

Lajme të tjera

Web TV