Me anë të nuhatjes gratë mund ta dinë nëse do të bëhen shoqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri nga Universiteti Cornell në New York ka zbuluar se ndjenja e nuhatjes luan një rol vendimtar në vendimmarrjen e grave për miqësitë e reja.

Studiuesit kanë zbuluar se gratë mund të parashikojnë nëse do krijojnë një lidhje të mirë miqësie me një grua tjetër vetëm përmes erës që ajo lëshon, madje para se të flasin me të. Në eksperimentin e quajtur “speed-friending”, pjesëmarrëset u ftuan fillimisht të vlerësonin aromën e njëra-tjetrës pa kontakt vizual apo verbal. Më pas, ato u takuan për një bisedë katërminutëshe, ka raportuar FemaleFirst.

Rezultatet ishin befasuese: përshtypjet që gratë krijuan bazuar vetëm në aromë përputheshin me ato që krijuan pas takimit ballë për ballë. Me fjalë të tjera, “nuhatja” ishte një parashikues i saktë i simpatisë së ndërsjellë.

“Kur takohesh me dikë për herë të parë, truri përpunon shumë informacione, por aroma është njëra prej tyre, edhe nëse nuk je plotësisht i vetëdijshëm për këtë”, ka shpjeguar profesoresha Vivian Zayas, bashkautore e studimit.

Ky zbulim shtron pyetje të reja interesante për mënyrën se si krijohen lidhjet mes njerëzve dhe si rolet biologjike, që zakonisht i lidhim me dashurinë apo tërheqjen seksuale, ndikojnë edhe në miqësitë platonike./E.Ç

Të fundit

Kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-gjyqtarja Fetahu mbetet në burg

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në...

Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni. I ftuar ditën e sotme...

“Roskoveci është burrë i bërë nga një grua”, Rama: Jam futur në konflikt me burrat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier. Ai u shpreh se Roskoveci ka ndryshuar...

Rama në Fier: Vota e rinisë ka profecinë e Gjergj Kastriotit drejt BE-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, këtë të martë ishte në një takim elektoral me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për...

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30%

Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin...

Lajme të tjera

Web TV