Olsian Çela raporton para KLP/ Ja objektivat për vitin 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi para KLP edhe objektivat e institucionit që ai drejton për vitin 2025.

“Me synim përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor të prokurorisë, rritjen e mëtejshme të efektivitetit të ndjekjes penale, ngritjes dhe përfaqësimit të akuzës në gjyq, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit në procesin penal, prioritetet tona institucionale janë:

1. Ndjekja me efikasitet dhe efiçencë e rekomandimeve në luftën ndaj kriminalitetit duke u fokusuar në mirëfunksionimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të prokurorisë, si dhe në koordinimin dhe bashkërendimin institucional me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit

2. Vijimi i punës për forcimin e kapaciteteve institucionale për rritjen e eficiencës në veprimtarinë administrative të prokurorisë dhe i kapaciteteve profesionale për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së prokurorëve dhe policisë gjyqësore në ushtrimin e funksioneve kushtetuese e ligjore.

3. Të vijojë rritja më tej e veprimtarisë mbikëqyrëse për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme të detyrueshme  dhe e bashkëpunimit me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë në drejtim të koordinimit të aktiviteteve, shkëmbimit të informacionit, identifikimit të shkeljeve disiplinore apo etike dhe problemeve të performancës së zyrave të prokurorive.

4. Të vijojë rritja më tej e efiçencës së bashkërendimit ndërinstitucional dhe koordinimit me Komisionin e Policisë Gjyqësore dhe me agjencitë ligjzbatuese të përfshira, për forcimin e kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë gjyqësore në strukturat përkatëse të shërbimeve dhe seksioneve të policisë gjyqësore, me synim rritjen më tej të cilësisë dhe efektivitetit në kryerjen e hetimeve në drejtimet prioritare të luftës kundër kriminalitetit në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit dhe ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar.

5. Të vijojë plotësimi/përditësimi i kuadrit nënligjor me qëllim përmirësimin e hetimit dhe ndjekjes penale dhe garantimin e respektimit të të drejtave të njeriut në procesin penal.

6. Të vijojë sigurimin e bashkëpunimit për krijimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjes që mundëson dixhitalizimin e plotë të proceseve të punës, gjenerimin e statistikave të plota, të sakta dhe të besueshme në kohë reale, shpërndarjen e çështjeve me short elektronik në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, si dhe çdo kërkesë të nevojshme për një sistem me standarde bashkëkohore.

7. Përdorimi me efektivitet i fondeve buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës në prokurori me qëllim sigurimin e aksesit të shtetasve në prokurori, nëpërmjet garantimit të standardeve për intervistimin e miturve dhe viktimave të krimit, si dhe aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara.

8. Rritja e bashkëpunimit dhe transparencës në marrëdhëniet me publikun dhe median, në funksion të informimit të publikut, forcimit të besimit te prokuroria dhe nxitjes së raportimit të krimit.

9. Vijimin e angazhimit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian me përmbushjen e detyrimeve institucionale në luftën kundër kriminalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.”, tha Çela. /e.t

Të fundit

Kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-gjyqtarja Fetahu mbetet në burg

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në...

Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni. I ftuar ditën e sotme...

“Roskoveci është burrë i bërë nga një grua”, Rama: Jam futur në konflikt me burrat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier. Ai u shpreh se Roskoveci ka ndryshuar...

Rama në Fier: Vota e rinisë ka profecinë e Gjergj Kastriotit drejt BE-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, këtë të martë ishte në një takim elektoral me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për...

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30%

Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin...

Lajme të tjera

Web TV