Pse disa fëmijë mund të birësohen e disa jo? Ish drejtoresha Lenada Cadoshi tregon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imazhi dhe rrëfimi i sinqertë i këngëtarit të njohur shqiptar Ermal Meta ka qenë kryefjalë e shumë revistave dhe portaleve të mediave prestigjioze italiane, por dhe atyre shqiptare.

Për gazetën Vanity Fair Italia Erma Meta ndau ndjesitë e tij të të qenit baba. Jo vetëm për vajzën e tij Fortuna që erdhi në jetë një vit më parë, por dhe për dy vajzat e tij të tjera për të cilat shumë pak kishim dijeni.

Këngëtari tregon se para tre viteve ai dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që të kujdesen për dy vajzat, të cilat nuk e kishin një familje. Në rrëfim e tij këngëtari tregon se është përpjekur të jetë për to babai, që ai gjithmonë do të donte të kishte pasur.

Ishte pikërisht historia frymëzuese e Ermal Metës zanafilla e diskutimit mjaft interesant në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të marte. Ish-drejtoresha e Komitetit të Birësimeve në Shqipëri, Lenada Cadoshi tha se fatmirësisht ka një numër të madhe çiftesh, shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë dëshirën dhe shprehin gatishmërinë për të birësuar, ose për t’u kujdesur për një fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës.

Megjithatë ajo shtoi se shumica e çifteve fatkeqësisht nuk preferojnë që të birësojnë një fëmijë të rritur. Preferojnë më tepër një bebe ose fëmijë më të vogël në moshë, në mënyrë që ta edukojnë dhe ta rrisin me frymën me të cilën ata duan vetë.

“Në Republikën e Shqipërisë janë institucionet shtetërore të kujdesit të fëmijëve dhe të foshnjeve, por përveç këtyre janë dhe fondacionet amerikane, të murgeshave dhe italiane, të cilat vijnë në ndihmë dhe hapin dyert për të gjithë fëmijët, për t’u përkujdesur dhe për t’i arsimuar. Edhe rasti i Ermal Metës është një rast që vjen nga një fondacion bamirësie që nuk vjen nga një institucion shtetëror. Unë mendoj që është një rast shumë i bukur. Në Shqipëri historikisht që nga viti 1992, që është krijuar Komiteti Kombëtar i Birësimit, të gjitha çiftet, si ato shqiptare, por dhe ato të huaja, refuzojnë që të marrin fëmijë të rritur në moshë, të gjithë i duan fëmijë të vegjël. I duan madje a ka mundësi që të jenë bebe të vogla, që të rriten me frymën e tyre. Të gjithë fëmijët që janë fëmijë madhorë mbi 10 vjeç deri në 18 vjeç, janë fëmijë që lihen mënjanë. Është një dyfish braktisje, sepse së pari ti braktisesh nga nëna jote, flas gjithmonë për fëmijët që dalin për birësim.”

Lexo edhe :  "Nëse PD s'tërhiqet nga lobimi, kryen vepër penale", Kreshnik Spahiu jep shpjegimin

Por, ndonjëherë dëshira e madhe për të birësuar një fëmijë nuk është e mjaftueshme, pasi ka procedura dhe rregulla të brendshme të institucionit të cilat duhen respektuar. Lenada Cadoshi tha se ka dy raste. Rasti i parë lidhet me ata fëmijë të cilët janë në qendrat e kujdesit për fëmijë, por me dijeninë e nënës, e cila ia ka lënë shtetit kujdesin për ta dhe nuk do që të fëmija i saj të birësohet.

Rasti i dytë ka të bëjë, kur nëna kujdeset dhe interesohet për fëmijën, por në një moment të caktuar lajmëron institucionin që nuk dëshiron të ketë më kontakt me fëmijë, fatkeqësisht në një mënyrë apo në një tjetër e braktis atë.

“Ka dy raste të birësimit të fëmijës. Nëse shkojmë tek institucionet shtetërore ne shikojmë që është një numër i madh fëmijësh, por në fakt pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë, të cilët nëna për arsye të veta personale e lë në kujdesin e shtetit dhe interesohet për atë fëmijë. Pra nuk e lë për birësim, pra nuk e braktis për birësim. Ndërsa, fëmijët pastaj që nëna merr vendimin, besoj që ky është rasti dhe i Ermalit, janë fëmijë për të cilët nëna interesohet në telefon për 10 apo 12 vjet dhe pastaj merr në telefon institucionin dhe thotë që unë e kam braktisur fëmijën dhe mund ta birësoni. Prandaj lind problemi sepse ai është një fëmijë madhor dhe asnjë çift shqiptar nuk pranon që të birësojë një fëmijë të rritur në moshë.”

Ish-drejtoresha e Komitetit të Birësimeve në Shqipëri tregoi dhe se si bëhet “përzgjedhja” e fëmijëve të cilët propozohen për birësim në çiftet e huaja.

“Komiteti Shqiptar i Birësimit ka një rregullore të brendshme të tij, në të cilën të gjitha çiftet e huaja, pra birësimet ndërvendase janë birësime ku fëmijët e parë që dalin për birësim janë fëmijët me probleme të shëndetit mendor. Raste të tjera janë fëmijë të cilët janë me aftësi të kufizuara ku shteti shqiptar nuk përballon dot ndërhyrjet që duhen realizuar. E treta pastaj janë fëmijë të rritur në moshë.”/tvklan.al/E.S

Të fundit

‘Zëvendëson’ edhe parashikimin e motit/ Ja profesionet që rrezikohen nga ‘AI’

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur...

6 mln $ për heqjen e non gradës/ Krymadhi: Bravo u qoftë, s’më duket shifër e ekzagjeruar

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali...

Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në Greqi/ Punohet me orare të zgjatura

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se pikat e kompanisë postare DHL në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar të zgjatur. Ky njoftim vjen...

“E futën me forcë në makinë”/ Zbulohen detaje nga pengmarrja në Tiranë

Janë zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 68-vjeçar u mor peng. Sipas policisë,...

“Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë lekë”/Policia vë në pranga 5 persona në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Pesë persona kanë marrë peng një 68-vjeçar dhe kanë telefonuar bashkëshorten e...

Lajme të tjera

Web TV