Veliaj në qeli/ Rama: Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por ne do të marrim më shumë vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg.

“Ku i ke parë këto dorëheqjet me asociacion. Unë e di që tanimë kjo historia e proceseve gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla, se atë që nuk realizojnë në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin, mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se do të shkrijë PS. Nga ana tjetër, duke bërë presionin qesharak që ja si mund të votohen këta, ky, këta kanë gjysmën e qeverisë e partisë në burg.

Ndërkohë që pikërisht pse populli është një shkallë më lart, më i zgjuari dhe më i bukuri nga të gjithë ju nuk e ha këtë propagandë sepse populli ka një kujtesë dhe për një arsyetim. Pse nuk ndodhën përpara këto procese? Pse nuk ndodhi që të shikonim dikë në pushtet që të hetohej, ndalohej, gjykohej e dënohej. Pse ndodh sot? Për shkakun tënd apo të kënetës tënde, ku pllaquritesh ti bashkë me të tjerë verbërisht pa lidhje se nuk je përfitues i pushtetit të kënetës dhe milionave që papritur dalin nga barku i kënetës dhe shkojnë për të futur bufin në lavanderi që t’i pastrohet damka e turpit nga balli. Nga i nxorrën 6 mln? ”

Rama tha se një ndër arsyet pse PS do të mbështet më shumë se asnjëherë është për shkak edhe të reformës në drejtësi.

“Shpata e ndëshkimit që duhet të rrijë në dorën e drejtësisë ka qenë në zyrën e të parit të qeverisë që nga 1912. Asnjëherë shpata s’ka dalë nga kjo zyrë, e ka vendosur i pari i qeverisë kush goditet dhe kush jo. Prandaj ka pasur edhe kryeministra të vetëvrarë, ministra të pushkatuar, të varur në litarë e të burgosur, por me pëlqimin e të parit. Asnjë hap jo më detit në këmbë siç i hyra unë me PS. Kjo historia ik ti se ky apo ai tjetri hyri në burg, është qesharake. Më besoni se një nga arsyet pse PS do të fitojë më shumë vota është kjo, për të cilën këneta dhe moçalet mendojnë se në fakt nuk duhet të marrin vota se kaq e kuptojnë popullin shqiptar.”, tha Rama./e.t

Të fundit

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Lajme të tjera

Web TV