Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në një sfidë të mbyllur me shifrat 3-3 që lënë gjithçka të hapur për duelin e javës së ardhshme në Itali.
Ndeshja filloi me gol pas pak sekondash, pasi ishte Interi që shënoi me Thuram pas një goditje me finte, ndërsa pak më vonë gjeti edhe golin e dytë me një “gërshërë” të Dumfries.
Thuram's goal against Barcelona pic.twitter.com/oYae0onXB9
— Lokol™ (@Lokol35) April 30, 2025
Përgjigja e shpejtë e Barcelonës me një gol spektakolar individual të Yamal i dha më shumë vrull katalanasve, të cilët sulmuan dhe gjetën edhe golin e barazimit me anë të Ferran Torres.
🚨🇪🇺 GOAL | Barcelona 1-2 Inter | Lamine Yamal
LAMINE YAMAL isn't your usual boy.
Ain't 17 years😹😎 pic.twitter.com/Gsgsi0ZPnf— CHRISTOPHER 💙💥 (@CHRIS9TOPHER) April 30, 2025
Katalanasit vazhduan të dominonin me lojë e me raste, por çdo gjuajtje në katërkëndor e Interit përfundonte në rrjetë. Kështu ndodhi edhe me golin e tretë të Dumfries pas një goditje këndi. Por edhe këtë herë katalanasit nuk vonuan të barazonin kur një gjuajtje e Raphinhas e kthyer nga traversa u përplas te Sommer e shkoi në rrjetë.
Interi pa t’i anulohej goli i katërt për një pozicion jashtë loje, ndërsa traversa i mohoi golin e radhës Yamal. Kështu, ndeshja u mbyll me një barazim spektakolar 3-3, që lë gjithçka hapur për duelin e kthimit në Itali./ D.C