“Nuk më pëlqente askush për 5 vite”, Selena Gomez tregon pasojat nga ndarja me Justin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse Justin Bieber filloi bashkëjetesën me Hailey (që më pas u bë gruaja e tij), vetëm dy muaj pas ndarjes nga Selena Gomez, me sa duket kjo nuk ka ndodhur edhe me Selenën.

Pas ndarjes së tyre të bujshme në 2018, këngëtarja e famshme ka pranuar në një intervistë të kohëve të fundit se ndihej vetëm për shumë vite. Gomez, e cila është e fejuar me Benny Blanco, pranoi se nuk i ka pëlqyer askush për pesë vjet pas ndarjes nga ish-partneri i saj.

Ylli 32-vjeçar dhe Justin Bieber dilnin bashkë si çift për gati një dekadë, por të dy që vendosën të ndiqnin rrugë të ndara në vitin 2018.

"Nuk më pëlqente më askush për 5 vite", Selena

Selena rrëfeu për periudhën pas ndarjes, ndërsa diskutonte puthjen e saj të parë të sikletshme me Blancon në episodin e fundit të podkastit Table Manners me Jesse dhe Lenny Ware.

Selenën që tha: Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë të gjatë. Disa puthje janë për qejf, por kur ndjen diçka pas puthjes, është krejtësisht ndryshe. Dhe isha beqare për rreth pesë vjet, me përjashtim të disa takimeve të këqija këtu e atje, por kurrë nuk u ndjeva kështu. Dhe u ndjeva pak e turpëruar.

"Nuk më pëlqente më askush për 5 vite", Selena

Kujtojmë se pas ndarjes së Justin dhe Selenës, Hailey Bieber kishte marrë kritika publike. Për të vërtetuar se nuk kishte asnjë grindje mes tyre, Hailey Bieber dhe Selena Gomez u fotografuan së bashku në vitin 2022.

"Nuk më pëlqente më askush për 5 vite", Selena

E ndërkohë që sot Selena po përjetonnjë periudhë lumturie me Benny, Justin po shfaqet gjithnjë e më shumë jo në gjendjen e tij më të mirë, ndërsa fansat janë shqetësuar për shëndetin e tij mendor./E.S

"Nuk më pëlqente më askush për 5 vite", Selena

Të fundit

Mbante me forcë bashkëjetuesen italiane, përfundon në pranga 27-vjeçari në Fier

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së...

Lady Gaga thyen rekorde: Mbi 2 milion njerëz ndjekin live koncertin e saj në Rio

Më shumë se dy milionë njerëz morën pjesë në një koncert falas të Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, sipas zyrtarëve...

Vladimir Putin paralajmëron Ukrainën: Nëse na sulmoni sërish, Kievi nuk do ekzistojë më

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës. Në njoftimin e tij, Medvedev ka thënë se...

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV