Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni! Në fokus rëndësia e bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź.

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.

Duke iu referuar Konsullit të Nderit, Dr. Pawel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje.

Ndërsa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Presidenti i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet.

“Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh)  është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë”, tha Begaj.

Begaj ndoqi dhe një koncert artistik me këngë shqiptare dhe polake, ndërsa e mbylli vizitën duke mbjellë 2  pemë miqësie, dy simbol të burrërisë dhe fuqisë në nderim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Jan Sobieskit./E.T

Të fundit

Proda takon Këshillin e Prindërve të Tiranës, lë porosi për shtimin e policëve në shkolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka pritur në një takim të rëndësisë së veçantë Këshillin...

VIDEO/ Beyonce ngjitet për herë të parë në skenë me dy vajzat, ja momenti i veçantë

Fansat e Beyonce u përballën me një moment mjaft të veçantë në turneun e saj “Cowboy Carter and the Rodeo Chitlin’ Circuit Tour” në...

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë: Zgjedhjet po minohen nga abuzimi me pushtetin

Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, me propozimin e Partisë Demokratike. PPE shpreh shqetësim për...

Horror në burgjet e Putin me gazetaren ukrainase, rusët e masakruan, i hoqën sytë….

Fundi i gazetares 27-vjeçare Viktoria Roshkina nga Ukraina, e cila u arrestua në Zaporizhia në verën e vitit 2023 dhe u ndalua në Rusi, ishte torturues dhe i...

Banorët e fshatit i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 jetimë, Bashkia i dërgon në Polici

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur...

Lajme të tjera

Web TV