Problemet e shëndetit mendor, pse çrregullimet bipolare përkeqësohen në pranverë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet e shëndetit mendor, mund të prekin këdo. Ekspertët e psikiatrisë theksojnë se gjendjet janë të shumta, nisur nga çrregullime të humorit, ankthit, depresionit apo deri tek sëmundje madhore siç është skizofrenia. Pranvera njihet si periudha kur të gjitha problemet e shëndetit mendor mund të përkeqësohen, por disa janë më të ndjeshme.

“Më të ndjeshëm janë personat me çrregullime bipolare, ata që janë gjendje manjakale sepse në peridhën e dimrit është faza depresive ndërsa me fillimin e pranverës mund të kalojnë në atë që quhet gjendja manjakale, e euforisë, e ngazëllimit, e hiperaktivitetit, e pagjumësisë, e veprimeve impulsive, të nxitura, e axhitimeve psiko-motor”, tha Irena Thoma, psikiatre.

Por pse pranvera njihet si stina e përkeqësimit të simptomave tek persona me probleme të shëndetit mendor?

“Zakonisht bëhet shkak rritja e ditës dhe ulja e orëve të natës dhe ndikimi i dritës së fortë”, tha ajo.

Mjekët psikiatër thonë se terapia dhe monitorimi i saj me rigorozitet është çelësi i suksesit që personat me probleme të shëndetit mendor të jenë të qetë.

“Për pacientët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, dozat e medikamenteve në periudha të ndryshme dhe sidomos në pranverë duhet të monitorohen më nga afër. Nëse mjekohen në mënyrë të rregullt dhe monitorohen në mënyrë rigorozë, trajtimi dhe ecuria e sëmundjes do ketë pognozë të mire”, shton psikiatre Thoma.

Psikoedukimi është një proces i rëndësishëm që iu jep mundësinë personave që vuajnë nga bipolariteti të kuptojnë shenjat e hershme të ndryshimit të gjendjes, për të reaguar në kohë, dhe rregulluar dozat e medikamenteve psikotrope që përdorin./Euronews/E.S

Të fundit

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun...

I nxehti ekstrem, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara...

30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

Në një varrezë të Srebrenicës, mijëra boshnjakë por edhe delegacione të huaja, shënuan 30 vjetorin e masakrës më të rëndë në Europë që prej...

Tërmeti ‘’shkund’’ ishullin Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos. Sipas...

Burg kush bën parkim dysh/ Eksperti zbulon nenin që çon qytetarët në qeli

Për ekspertin e Çështjeve Rrugore Arben Luzi, bllokimi i rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Lajme të tjera

Web TV