Sondazhi: Qytetarët e Tiranës duan Ramën për kryeministër, Berisha vetëm 23%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.

Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.

Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23 % e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3 % e të pyeturve.

Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2 % e të pyeturve, ndërsa partine e tij Mundësia 9.1 % e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin. Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7 % e të pyeturve ,koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4 %. m.p.

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV