“Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë lekë”/Policia vë në pranga 5 persona në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Pesë persona kanë marrë peng një 68-vjeçar dhe kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilës i kanë kërkuar 2 milionë lekë për ta lënë të lirë.

E tmerruar nga telefonata, gruaja, sipas policisë, ka dorëzuar në zonën e Saukut rreth 1 milion e 700 mijë lekë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet. Mësohet se për këtë rast janë vënë në pranga 5 persona të identifikuar si Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli.

“Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George Ë. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Lexo edhe :  "Nuk është e vërtetë!" Delegacioni i BE mohon ndërhyrjen në raportin e OSBE/ODIHR

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./e.t

Të fundit

Miqësorja Irlandë-Argjentinë, kur Barcelona zbuloi Maradonën dhe futbolli ndryshoi frymë

Diego Armando Maradona ishte unik. Prekja e tij hyjnore e topit, nervat në lojë, kokëfortësia, karakteri luftarak, gjuajtjet nga...

Shëngjin, mbërrin anija italiane “Guardia Costiera”, 15 emigrantë dërgohen në kamp

Në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur 15 emigrantë të cilët sipas marrëveshjes me Italinë. Anija italiane është ankoruar në port dhe pritet që emigrantët të...

Dashnor Sula: Rama merr 75 mandate. LaCivita e ka kuptuar çfarë është PD, prandaj iku

Kontratën e lobimit të PD prej 6 milionë dollarë në SHBA, deputeti Dashnor Sula e ka cilësuar si një shifër të lartë. I ftuar...

Fushë-Krujë, Berisha: Rama shpenzoi 5 mln euro për instalacion me peshq ekzotikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij në Fushë-Krujë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë...

Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, procedohet penalisht TikTok-erja Genta Gjalpi

TikTok-erja Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet duke kryer veprime të dhunshme...

Lajme të tjera

Web TV