Çfarë po ndodh te PD? Berisha njofton konferencën e jashtëzakonshme në seli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë me një njoftim në faqen e tij në Facebook ku thërret mediat në konferencë të jashtëzakonshme. Përmes një njoftimi lideri demokrat ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme në ambientet e hotel Rogner në orën 17:30.

“NJOFTIM PËR SHTYP – Në ora 17:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të mbajë një konferencë për shtyp në Hotel Rogner, salla Antigonea. Ftohet media të marrë pjesë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”

Dalja e Berishës në konferencë dyshohet se lidhet me përgënjeshtrimin nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë mbi lajmin e publikuar në portalin Syri.net ku shkruhej se ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ka ndërhyrë në raportin paraprak të publikuar nga OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në lajmin e publikuar nga Syri.net nënvizohej se ambasadori Gonzato ka ndëryrë në momentet e fundit në raportin e OSBE/ODIHR ku ka hequr disa emra konkretë nga raporti “emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral”, shkruhet në lajm.

Në reagim, delegacioni i BE në Tiranë është shprehur se raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR “janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”, duke përgënjeshtruar kështu artikullin e shkruar nga Syri. m.p.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV