“Do ju hamë të gjallë”, Rama ironizon demokratët: Janë njisha për të qenë çyrykë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri Qypi.

Rama ka thënë se po qeshte me videon kur Alizoti thoshte se “do ju ha të gjallë”, duke shtuar se, kur dëgjonte fjalë të tilla, kujtonte për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

“Po shihnim, kur po vinim me Ervinin, një video dhe po qeshnim. Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata? Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk. Ishte një tjetër që thoshte se nën këtë qeveri kanë ikur 1 milion lekë”.

“Donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata thonë se janë njisha, po janë vërtet, por në atë sensin që po diskutojmë këtu. Njëri më jashtë loje se tjetri, njëri më i lodhur se tjetri. Çohen në mëngjes dhe pinë ujë kënete dhe nxjerrin stërkala kundër nesh. Kjo nuk është personale, kjo është politike. Kush nuk i thotë vetes çyryk, le të vijë të na e tregojë dhe të votojë pesën”, – tha Rama. m.p.

Të fundit

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

‘Gara e egër brenda llojit’/ Ja nga dallojnë socialistët prej demokratëve në terren

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi mbrëmjen e sotme dinamikat e fushatës elektorale që po shkon drejt fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, gara...

“Bëjnë pazare”/ Ankohet Berisha: Media po më censuron në mënyrë barbare!

Kreydemokrati Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ , eshte ankuar se mediat po censurojne denoncimet e tij. Unë asnjë rrugë nuk e kam...

Lajme të tjera

Web TV