Për kandidaten e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, PS në Tiranë synon që të marr deri në 20 mandate.
E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ajo u shpreh se PS mbetet e vetmja forcë politike që garanton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
‘Mandati i 4 është më i forti i PS dhe njerëzit do të votojnë për PS, sepse PS është garanci për ta çuar vendin drejt BE. Ne kemi nisur detyrën e shtëpisë dhe do ta çojmë deri në fund. Po vazhdojmë punën tonë dhe do të vazhdojmë atë që kemi bërë këto vite. Në Tiranë marrim 19 deri 20 mandate, jam e bindur për këtë’, tha ajo.
Një koment e pati edhe për listat e PD. Ajo tha se listat e mbyllura janë të pa rifreskuara. ‘Me listën e hapur të rifreskuar me atë të mbyllur jo. Unë i bëjë thirrje qytetarëve që ca do bindje që të kenë të zgjedhin të rinjtë’ në lista, tha ai.
Sipas saj, PS ka futur në lista kandidatë të rinjë dhe që janë edhe potancial votash: ‘PS ka bërë një listë të bukur sepse është gjithëpërfshirëse, ata që janë në listë të hapur janë potencial votash dhe frymë e re, nuk e shoh rivalitet burra dhe gra por secili merr votat e tij, në momentin që ti bind qytetarin ti merr ato vota. Është garë e fortë, unë jam përballë zonajve që kanë eksperiencë në politikë’, tha ajo.
Teksa u ndal tek fushata në terren, Dhamo tha se ka qasje pozitive, pasi është duke marr besimin e qytetarëve.
‘Unë kam aplikuar tek platforma deputeti që duam dhe më pas u përzgjodha. Unë jem e deleguar në të gjithë Tiranën, në të gjitha rrethinat e Tiranës. Unë në terren kam një pritshmëri të mirë, shkojë tek njerëzit në rrugën e shtëpisë ku kam lindur, ku jetojë dhe aty kam punuar gjatë këtyre viteve, që kam disa target grupe, por edhe me miq dhe bashkëpuntor që kam punuar këto vite dhe qasja është pozitive dhe jam optimiste po marr besimin e qytetarëve sa vjen dhe më shumë. Kam treguar kush jam dhe kë përfaqësojë dhe pse jam këtu. Unë jam me këmbë në tokë dhe do bëjë atë që kam në dorë’, tha ajo. m.p.