“Kisha quka në fytyrë..”/Meghan Markle tregon sfidat në industrinë e bukurisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meghan Markle ka folur së fundmi për qukat në fytyrë. Në episodin më të fundit të podcast-it të saj “Confessions of a Female Founder”, Dukesha e Sussex-it, 43 vjeçe, u tregua e sinqertë me të ftuarën Jamie Kern Lima, themeluese e “It Cosmetics”, lidhur me sfidat që kishte hasur më parë në industrinë e bukurisë dhe në Hollywood. “Ka qenë kur isha aktore, duke shkuar në audicione për reklama”-kujtoi Markle. “Më kujtohet që agjentja ime për reklama nuk mund të më propozonte për reklama bukurie apo kujdesi për lëkurën, sepse kisha quka në fytyrë”.

“Më thanë, ‘Jo, jo, jo. Kjo nuk do të funksionojë kurrë sepse qukat nuk konsiderohen si një shenjë bukurie”. Dukesha theksoi më tej se “nuk mund të shihje veten të përfaqësuar aty”, duke iu referuar standardeve të bukurisë në fillimet e karrierës së saj. Nga ana tjetër, Lima ndau motivimin e saj kur krijoi markën It Cosmetics në vitin 2008, duke thënë: “Çfarë nëse do të krijoja një biznes ku si modele do të inkuadroja njerëz të vërtetë? Pavarësisht moshës, peshës dhe ngjyrës së lëkurës”.

Markle u përgjigj: “Ishte një mënyrë krejtësisht e re e të menduarit në atë kohë, kur ti e solle atë koncept në treg. Sot mund të duket normale. Njerëzit që e dëgjojnë tani mund të thonë: ‘Po sigurisht,’ por atëherë nuk ishte aspak kështu. Ishte një qasje revolucionare për mënyrën se si shihej grimi dhe bukuria”. Sot, Meghan Markle përqafon bukurinë e saj natyrale, duke dalë madje pa grim në podcast-in e Jamie Kern Lima më herët gjatë javës. Meghan Markle ka ndarë së fundmi detaje të reja për përvojën e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe fillimet e marrëdhënies me Princin Harry. Dukesha e Sussex tregoi se lidhja e tyre u përball me vështirësi që në fazat e para./E.S

Të fundit

Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nuk ka një studim të vetëm që konfirmon përfundimisht se inteligjenca trashëgohet kryesisht nga nëna. Megjithatë, disa kërkime kanë...

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

Ndërsa tre ditë na ndajnë nga procesi zgjedhor për parlamentaret 2025, strukturat speciale BKH në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë ndërmarrë zhvillim e...

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në...

Has/ Motra rreh brutalisht fqinjët, i biri i tyre kthehet nga Anglia e i vret vëllanë!

Një krim i rëndë është shënuar në një fshat të Hasit pasditen e djeshme. Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit...

Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe...

Lajme të tjera

Web TV