“Paga shqiptare, çmime evropiane”/ Punëtorët protestojnë për dinjitet në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, sindikatat dhe organizatat e të drejtave në punë mbledhin qindra qytetarë në protestë me thirrjen kryesore: paga dinjitoze dhe kushte të sigurta pune.

Nën moton “Paga shqiptare, çmime evropiane!”, punonjësit denoncojnë diferencën e madhe mes kostos së jetesës dhe pagave minimale në Shqipëri.

Koordinatori i Unionit të Sindikatave, Kondi Ilia, thekson se pavarësisht largimit masiv të fuqisë punëtore drejt emigracionit, pagat në Shqipëri nuk pasqyrojnë realitetin e tregut dhe nevojat bazë të qytetarëve.

Nga Qendra për të Drejtat në Punë, Gertjana Hasalla shpreh se situata e punëtorëve është bërë e paqëndrueshme, pasi “punojnë shumë, paguhen pak dhe përballen me kosto jetese gjithnjë e më të larta.”

Ajo thekson se solidariteti dhe organizimi kolektiv janë mjete kyçe për përmirësimin e kësaj gjendjeje.

Ndërkohë, Sidorela Vatnikaj nga Qendra “Drejtësi Sociale” ndalet te sektori i pastrimit, një ndër më të nënvlerësuarit, paga mesatare 35-37 mijë lekë, ndërsa vetëm qiraja merr mbi gjysmën e saj. Ajo denoncon mungesën e kontratave të rregullta, diskriminimin, dhe mungesën e pajisjeve të sigurisë, që i kthejnë këto vende pune në hapësira të pasigurta dhe shfrytëzuese.

Në fokus të protestës janë edhe problemet si punësimi informal, mungesa e mbrojtjes ligjore dhe mosrespektimi i të drejtave themelore, sidomos në sektorë si fasoneria, ndërtimi, shërbimet dhe call center-at.

Hasalla thekson se gratë dhe të rinjtë janë më të prekshëm, përballë orareve të gjata, presionit dhe mungesës së sigurisë ekonomike.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar paga të denja, kushte pune të standardizuara, sigurime shëndetësore dhe mbështetje institucionale për organizimin sindikal./E.T

Të fundit

Kryetari i PS në Lezhë denoncon kandidatin e PD: Persona të armatosur kanë kërcënuar…

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, ka akuzuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, për përhapje...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza! Batuta me gazetarët

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme (5 Maj).kryemadhi Ajo mbërriti në SPAK për zbatimin e masës së...

Berisha mban 1 minutë heshtje në Mat: Do u rikthejmë dinjitetin shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku ka theksuar vlerat e sakrificës...

“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Bledjon Nallbatin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll ka kritikuar kandidatin e PD në zonë, Bledjon Nallbatin. Rama rikujtoi se zona e...

PD publikon denoncimet e emigrantëve në Greqi: Si erdhën 6 mijë zarfe në një ditë?

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë urgjente KQZ në të cilën kërkohet, vendosja e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në...

Lajme të tjera

Web TV