Avioni Londër-Tiranë bllokohet për 90 minuta!/ Stafi akuzon pasagjerët për vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje në përmasat e skandalit raportohet nga mediat britanike. Pasagjerët e një avioni të kompanisë “WizzAir” që udhëtonin nga Londra drejt Tiranës pasditen e djeshme, janë mbajtur për 90 minuta peng në Aeroportin e Lutonit.

“Fluturimi W95004 i Wizz Air ishte planifikuar të fluturonte nga Londra/Luton për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, në orën 15:10 dje, por pasagjerët u mbajtën në pistë për gati 90 minuta”, raporton media vendase Birmingham Mail.

Incidenti i çuditshëm ndodhi kur stafi akuzoi pasagjerët se i kishin vjedhur telefonin e një roje sigurie. Policia hipi në aeroplan dhe pasagjerët u mbajtën në pistë për gati 90 minuta, por në fund rezultoi se sendi që ata kërkonin nuk ishte në bord.

Vonesa u shkaktua nga pamjet e kamerave të sigurisë që dyshohet se tregonin një pasagjer duke marrë telefonin në aeroport. Megjithatë, pas një vonese prej 88 minutash, ekuipazhi i kabinës njoftoi se nuk kishte sende në aeroplan.

Një pasagjer 28-vjeçar i cili dëshiroi të mbetej anonim për median britanike, tregoi se stafi kishte telefonuar në celularin e zhdukur dhe kishte pretenduar se dikush e kishte hapur atë. Aty, sipas tyre ishin dëgjuar njoftimet e nisjes së fluturimit dhe menjëherë stafi kishte dyshuar se një pasagjer që ndodhej në bord e kishte vjedhur atë.

Pothuajse një orë pasi kishte filluar drama, një anëtar i frustruar i ekuipazhit i informoi pasagjerët se stafi po shqyrtonte pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personin e dyshuar.

“Ne ende duam t’i japim mundësinë këtij personi të mundshëm që bëri gabimin ta sjellë atë përpara se ta gjejmë në video. Edhe një herë, ju lutem ejani vullnetarisht tek unë ose te kolegët e mi në prapavijë”, është shprehur ai.

Lexo edhe :  Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Situata u tensionua më tej kur telefoni mbeti i pagjetur dhe oficerët e policisë hipën në avion, ndërsa udhëtarët e pakënaqur mbetën të bllokuar në Luton. Më shumë se një orë pas orarit të parashikuar të nisjes, asistentet e fluturimit të lodhura u dhanë lajmin pasagjerëve të zemëruar – në bord nuk kishte asgjë.

“Nuk ka asnjë send në këtë aeroplan, tani jemi të kënaqur me pozicionin tonë të sigurisë për të shkuar. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë situatë. Edhe për ne është një situatë mjaft e re, po bëjmë çmos dhe do të jemi shumë shpejt në rrugën tonë për në Tiranë”, janë shprehur ato.

Fluturimi W95004 i Wizz Air i planifikuar të nisej nga Londra/Luton për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në orën 15:10 dje pasdite, është nisur rreth orës 16:40 dhe ka mbërritur dy orë më pas në vendin tonë./e.t

Të fundit

U mbyll me urdhër të Trump/ VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të rinisë transmetimin...

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, kryekomisioneri i KQZ-së zbulon detajet

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli në “Shqipëria Live” për procesin zgjedhor të 11 majit, përfshirë atë që po ndodh me votën e diasporës. Ai...

Pasaportë amerikane përmes lindjes? Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron abuzuesit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë lidhur me keqpërdorimin e vizave turistike nga prindër të huaj që...

Gazment Bardhi thirrje votuesve të pavendosur: Refuzojeni arrogancën e Belinda Ballukut!

Nga takimi përmbyllës në Fier, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje votuesve të pavendosur të mos votojnë për Belinda Ballukun, e cila është drejtuese...

Moment i veçantë për kapitenin e klubit të Superiores, i propozon partneres dhe…

Kleandro Lleshi i ka propozuar partneres së tij, ndëra në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të bëhet baba. Përmes rrjeteve sociale ka...

Lajme të tjera

Web TV