Në takimin e tij me qytetarët e Beratit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat dhe ironitë ndaj opozitës.
Rama tha se ai kërkon një mandat të katërt për të çuar vendin drejt familjes së madhe të Bashkimit Evropian, pasi sipas tij vetëm ai mund ta çojë vendin në BE.
Sipas Ramës partitë e tjera opozitare nuk e kanë fuqinë të drejtojnë vendin siç duhet.
“Dhe kush thotë se për çfarë e kërkon Edi Rama këtë mandat të katërt? Pikërisht sepse ka akoma shumë për të bërë. Dhe kujt do ia lëmë kush do ta bëjë, këneta me bufin? Me bufin që i fiket llamba në çdo tre minuta dher do gjenerator? Po ku t’ia gjejmë gjeneratorin?”, tha Rama për Berishën.
Më tej kryeministri ironizoi edhe partitë e tjera.
“Ju këtu në qarkun e Beratit e keni paguar shtrenjte ekzistencën e një partie të re. Ju kujtohet besoj se çfarë keni hequr nga një parti e re, që nuk e zinte vendi sa andej sa këtej dhe që e kishte oreksin më të madh se ç kishte stomakun, deri sa i plasi stomaku. Por ama pasojat i paguan njerëzit kudo. Këta thonë nëse na vjen ne në dorë do kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Rama.
Edi Rama: Dhe kush thotë se për çfarë e kërkon Edi Rama këtë mandat të katërt? Pikërisht sepse ka akoma shumë për të bërë. Dhe kujt do ia lëmë kush do ta bëjë, këneta me bufin? Me bufin që i fiket llamba në çdo tre minuta dhe do gjenerator? Po ku t’ia gjejmë gjeneratorin? Apo me këto partiçka të reja që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve tyre.
Ju këtu në qarkun e Beratit e keni paguar shtrenjt ekzistencën e një partie të re. Ju kujtohet besoj se çfarë keni hequr nga një parti e re, që nuk e zinte vendi sa andej sa këtej dhe që e kishte oreksin më të madh se ç kishte stomakun, deri sa i plasi stomaku. Por ama pasojat i paguan njerëzit kudo.
Këta thonë nëse na vjen ne në dorë do kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka forcë më të re se sa PS e Shqipërisë, por ama nuk ka parti më të vjetër se sa PS e Shqipërisë./E.S