Zelensky për akordin SHBA-Ukrainë për mineralet: Ndodhi falë takimit në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënshkrimi i një marrëveshjeje për mineralet midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara është rezultat i takimit që udhëheqësit patën në Vatikan fundjavën e kaluar, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Dyshja zhvilloi një takim të shkurtër para funeralit të Papa Françeskut të shtunën. Fotot e publikuara nga biseda treguan udhëheqësit në një diskutim të ngushtë në një zonë të zbrazët të Bazilikës së Shën Pjetrit. Zelensky tha se i tha presidentit amerikan “për gatishmërinë për të përfunduar një marrëveshje” gjatë takimit të Vatikanit.

Udhëheqësi ukrainas e quajti marrëveshjen për mineralet një “marrëveshje vërtet të barabartë” që “krijon një mundësi për investime”, duke lavdëruar delegacionin ukrainas që punoi në negociata.

“Përfaqësuesit tanë punuan shumë mirë. Marrëveshja ka ndryshuar ndjeshëm në procesin e përgatitjes”, tha ai. Zelensky tha se marrëveshja është “pa borxhe” dhe do t’u lejojë si SHBA-ve ashtu edhe Ukrainës të fitojnë para së bashku.

Udhëheqësi ukrainas e quajti takimin në Vatikan “kuptimplotë” dhe tha se vendi i tij “po pret me padurim rezultatet e tjera të bisedës sonë”, pa dhënë më shumë detaje.

Marrëveshja i jep SHBA-së të drejta preferenciale për nxjerrjen e mineraleve në Ukrainë dhe parashikon një fond të përbashkët investimi që do të investojë para në burimet natyrore të Ukrainës.

Pakti përmban gjuhë të fortë mbi luftën me Rusinë dhe shihet si një mënyrë për të ndërthurur më tej interesat ekonomike të SHBA-së me nevojat e sigurisë së Ukrainës, megjithëse nuk ofron garanci konkrete sigurie. m.p.

Të fundit

Miqësorja Irlandë-Argjentinë, kur Barcelona zbuloi Maradonën dhe futbolli ndryshoi frymë

Diego Armando Maradona ishte unik. Prekja e tij hyjnore e topit, nervat në lojë, kokëfortësia, karakteri luftarak, gjuajtjet nga...

Shëngjin, mbërrin anija italiane “Guardia Costiera”, 15 emigrantë dërgohen në kamp

Në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur 15 emigrantë të cilët sipas marrëveshjes me Italinë. Anija italiane është ankoruar në port dhe pritet që emigrantët të...

Dashnor Sula: Rama merr 75 mandate. LaCivita e ka kuptuar çfarë është PD, prandaj iku

Kontratën e lobimit të PD prej 6 milionë dollarë në SHBA, deputeti Dashnor Sula e ka cilësuar si një shifër të lartë. I ftuar...

Fushë-Krujë, Berisha: Rama shpenzoi 5 mln euro për instalacion me peshq ekzotikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij në Fushë-Krujë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë...

Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, procedohet penalisht TikTok-erja Genta Gjalpi

TikTok-erja Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet duke kryer veprime të dhunshme...

Lajme të tjera

Web TV